E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia merr kryesimin e antikontrabandes

Doganat shqiptare marrin drejtimin per te luftuar kontrabanden dhe krimin nderkufitar ne Europen Juglindore. Shqiperia merr kryesimin e Komitetit te Perbashket te Bashkepunimit Doganor, ku Drejtori i Pergjithshem i Doganave, Perparim Dervishi caktohet ne postin e kryetarit per vitin 2009. Qendra SECI eshte nje nisme rajonale e vendeve te Europes Juglindore e cila angazhon institucionet Doganore dhe Policore te ketyre vendeve ne luften kunder krimit nderkufitar dhe operon kryesisht ne dy fusha te rendesishme, si ne ate te investigimeve te perbashketa dhe shkembimit te informacionit inteligjent midis vendeve anetare te SECI-it. Aktualisht, ne Qendren SECI jane te anetaresuara me statusin e vende anetare te perhershme 13 shtete si Shqiperia, Bosnje - Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Maqedonia,Greqia, Hungaria, Moldovia, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Sllovenia dhe Turqia. Ndersa me statusin e vezhguesit ne kete organizate jane: Austria, Azerbazhani, Belgjika, Kanada, Franca, Gjeorgjia, Gjermania, italia, Japonia, etj. SECI e ka seline e saj aktuale, ne Bukuresht, Rumani, por sesionet e JCC zhvillohen edhe ne vende te tjera te kesaj organizate. Ne sesionin e 29 -tene Stamboll, delegacioni Shqiptar shprehu deshiren e tij qe sesioni i ardhshem i radhes i Komitetit te Perbashket te Bashkepunimit te mbahet ne Shqiperi, ne muajin maj te 2009-es.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›