E Diel, 1 Nëntor 2026

OSSH, s'dihet fati i punonjesve qe rrezikojne mbetjen pa pune

Kontrata e shitjes se Operatorit te Sistemit te Shperndarjes se Energjise ka nisur dje nga negocimi. Lajmin e beri te ditur, ministri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes Genc Ruli, i pranishem ne Forumin e pare Social per Energjine Komunitare, qe po zhvillohet ne Tirane. Ruli sqaroi se, me mbeshtetjen e eksperteve te huaj dhe konsulencen e institucioneve nderkombetare ne Shqiperi, si dhe permes nje procesi teper transparent, u realizua tenderi per privatizimin e 76% te aksioneve te kompanise shteterore te Operatorit te Sistemit te Shperndarjes (OSSH), ku dhe u shpall fituese kompania ceke "CHEZ". Sipas tij, ne hartimin e dokumentacionit ligjor per privatizimin e kesaj kompanie, ashtu sikurse dhe ne rastet e privatizimeve te tjera strategjike te kryera me pare, eshte marre ne konsiderate dhe trajtimi i punonjesve qe rrezikohen te mbeten pa pune. Duke vleresuar rendesine e privatizimit te OSSH, ministri Ruli u shpreh se, ky eshte nje hap ne kuader te reformave dhe politikave qe ka ndermarre qeveria per zhvillimin e sektorit te energjetikes ne vendin tone. Ne prag te kalimit ne pronesi private te sektorit te energjise elektrike, Autoriteti i Konkurrences kerkoi pak dite me pare cmonopolizimin e tregut. Pas nje hetimi te pergjithshem ne sektorin e energjise elektrike, autoriteti qe pergjigjet per konkurrence te lire ne tregje ka shperndare disa "detyra" per ministrine e Energjetikes, Entin Rregullator te Energjise, KESH-in, Operatorin e Sistemit te Trasmetimit. Tregu i energjise elektrike ne Shqiperi eshte ne fazat e procesit te liberalizimit. Por, realizimi i ketij procesi kerkon investime te konsiderueshme kryesisht ne burimet e reja energjetike, sistemin e transmetimit dhe ate te shperndarjes per nje eficence reale te tregut dhe per te siguruar sherbimin e detyrueshem publik te furnizimit te konsumatoreve me energji elektrike, thuhet ne raportin e Konkurrences.

B.H.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›