Bllokohet puna per ndertimin e pallatit te ri te sportit ne Fier

Çfarë lajmi i shkëlqyer do të ishte për qytetin dhe për sportin ndërtimi i një pallati modern sportiv për lojrat me dorë dhe për aktivitete të tjera. Fjalën e kemi për Fierin ku ekziston një projekt i shkëlqyer për një pallat sporti, që jo vetëm do të jetë më moderni në Shqipëri, por dhe ndër më modernët në Ballkan. Gjithnjë nëse do të ndërtohet.
Problemet duket e kanë vënë poshtë këtë projekt dhe këtu përzihen akuza për mungesë transparence, çështje pronash apo interesa të tjera. Së pari, Vasil Ndreko, anëtar i Partisë Demokratike në këshillin bashkiak, akuzon kryebashkiakun Zeqo.
Kryetari i Bashkisë vlerëson punën e tij dhe akuzon Zyrën për regjistrimin e pasurive.
Në Zyrën për regjistrimin e pasurive mbrohen dhe thonë se gjithçka është bërë sipas ligjeve.
Për qytetarët e Fierit të gjitha këto kanë më pak rëndësi sesa një fakt, atë që qyteti ta ketë pallatin e sportit, ndërsa prej 20 vjetësh nuk shikojnë asnjë ndeshje në shtëpinë e tyre. Për këtë pallat duhen 5 000 metra katrorë dhe aktualisht bashkia ka më pak. Ndërkaq, Apolonia është shpallur kampione e Shqipërisë në basketboll për femra.