Zinedin Zidan kandidat per Francen
Franca mund të rinisë punën nga Zinedin Zidan. Hipoteza duket mjaft sugjestionuese, ndërsa emri i ish-yllit të Juventusit dhe Realit të Madridit është “sponsorizuar” edhe nga autoritarja “L'Equipe” në Francë.
Pas aventurës negative në Euro 2012 me Loran Blank, dhe ngurimit të Didië Deshamp, duket se presidenti i Federatës Franceze, Noel Le Gret preferon t’ia besojë drejtimin e ekipit përfaqësues pikërisht Zidan.
Ish-fituesi i “Topit të Artë” në vitin 1998 dhe tre herë “Lojtari më i Mirë” në botë, aktualisht drejton sektorin e të rinjve te Reali i Madridit dhe po ndjek një kurs menaxhimi në sport në Francë.
Duket se krerët e federatës transalpine dhe ish-ylli i “gjelave” e kanë diskutuar formalisht mundësinë që ai të emërohet trajner i Francës dhe tashmë duket se gara do të zhvillohet pikërisht mes Zidan e Deshamp.
Gjithsesi, Zinedin Zidan mund të fitojë dukshëm terren, nëse Deshamp do të vazhdojë të humbasë kohë me polemikat me drejtuesit e Marsejës, pas dorëheqjes së një javë më parë dhe kërkon të fitojë kohë, duke thënë se kërkon ta mendojë mirë ofertën e federatës.
Nga ana tjetër, Zidan ka pranuar se është i interesuar për të nisur karrierën e trajnerit dhe të dielën e kaluar gjatë një dokumentari të “Canal +” për 40-vjetorin e tij, kishte folur edhe për hipotezën e drejtimit të Kombëtares.
“Përpara dhjetë vjetësh nuk doja të bëhesha trajner. Por tashmë kam dëshirë ta nis këtë karrierë. Të presim dhe të shohim, e ndoshta bëhem trajner i Kombëtares franceze pas dhjetë vjetësh”, ishin fjalët e Zidan.