Uilliams-Radvanska ne finale
Serena Uilliams dhe Agniezka Radvanska janë finalistet e turneut për femra në “Uimbëlldon”. Serena, e cila renditet në vendin e gjashtë në klasifikimin botëror, shpartalloi numrin 2, bjellorusen Viktoria Azarenka me rezultatin 6-3, 7-6.
Në këtë mënyrë amerikania siguroi finalen e shtatë në karrierë, në fushën me londineze me bar, ku ka triumfuar në katër raste. Uilliams cilësohet si favorite për të marrë trofeun në aktin e fundit ku do të ketë përballë polaken Radvanska, që nga ana e saj eliminoi gjermanen Kerber në 1 orë e 9 minuta lojë, me rezultatin 6-3, 6-4.
Radvanska, që në këtë turne kishte fituar vetëm dy sfida çerekfinale në vitet 2008 dhe 2009, bëhet e para teniste polake pas 75 vjetësh që do të luajë në finale. Ecuria në Uimbëlldon nuk është e rastësishme, pasi gjatë këtij viti ajo ka fituar në Dubai, Majemi dhe Bruksel.
Gjatë setit të parë të lojës, Radvanska, e cila trenditet e treta, dominoi falë vazhdimësisë në lojën e saj. Paraqitja e saj konstante vazhdoi edhe në setin e dytë, ku ajo nuk i dha asnjë mundësi gjermanes Kerber që të shpresonte përmbysjen.
Megjithatë, 23-vjeçarja duhet të bëjë një paraqitje të jashtëzakonshme nëse dëshiron të fitojë përballë Serena Uilliams, që duket favorite absolute për trofeun.