Tour de France dopiete e Greipel
Andre Greipel ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në “Tour de France”, duke arritur i pari në finish edhe në etapën e pestë të zhvilluar të enjten.
Ndërkohë, zvicerani Fabian Kanselara vazhdon të mbajë bluzën e verdhë, të liderit të përgjithshëm, me shtatë sekonda avantazh përballë britanikut Bredli Uixhins dhe francezit Silvain Shavanel.
Gjermani Greipel, që kishte fituar edhe në Rouen, mposhti australianin Metju Gos dhe argjentinasin Huan Hoze Haedo në sprintin spektakolar përpara finishit.
Britaniku Kavendish, i cili u dëmtua në një tjetër incident në etapën e katërt, u detyrua të kënaqej vetëm me vendin e pestë. Grupi i çiklistëve u nda në dy pjesë pas rrëzimit të amerikanit Tajler Farrar, që humbi kontrollin e biçikletës kur kishin mbetjr edhe afro 3 kilometra nga finishi.
Edhe mbajtësi i bluzës jeshile, sllovaku Peter Sagan, u përfshi në këtë incident, megjithatë ai arriti të ruante kreun në klasifikimin me pikë, ndërkohë gjermani Marsel Kitel u detyrua të tërhiqet nga aktiviteti.
“Turi i Francës” do të vazhdojë me etapën e gjashtë të garës, e cila është 207.5 kilometra e gjatë, nga Epernai deri në Metz.