E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bllokohet qendra kalimi vetem per urbanet

Devijohet serish qarkullimi i automjeteve ne Tirane. Me skemen e re te qarkullimit te gjitha mjetet qe vijne nga krahu jugor i bulevardit do te qarkullojne ne rrugen Abdi Toptani nderkohe qe e gjithe skema e qarkullimit i jep prioritet kryesor transportit publik. Ashtu sic ishte paralajmeruar korsia e dedikuar qe kalon permes sheshit Skenderbej do te jete vetem per mjetet e sherbimit te transportit publik. Drejtori i Transportit dhe Levizshmerise ne Bashkine e Tiranes Enton Punavija ka bere gjithashtu me dije se do te hapet Rruga e Dibres pra rruga para Tirana International Hotel. Duke vene theksin edhe mbi nje tjeter aspekt te rendesishem ne mbarevajtjen e kesaj skeme qarkullimi Punavija insistoi ne sensibilizimin e qytetareve mbi rendesine e respektimit te gjithe sinjalizimit rrugor te vendosur.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›