Hedhin rrjetat per peshk ngecin tre peshkataret trafikante

Policia ka arrestuar nje grek dhe dy shqiptare. Akuzohen per peshkim ilegal dhe trafikim te peshkut
Kane shtrire 370 metra lineare rrjeta per te peshkuar ne liqen por nuk e kane menduar se do te ngecnin vete kur policia do ti zinte ne flagrance me rreth 300 kg peshk cironka. Tre persona nje shtetas grek dhe dy shqiptare jane arrestuar nga policia e Korces me akuzen e kontrabandimit te sasive te peshkut ne zonen liqenore te Pogradecit e cila ndan kufirin mes Shqiperise Greqise dhe Maqedonise.
Ngjarja ka ndodhur ne oret e para te mengjesit te djeshem dhe sipas te dhenave te policise lokale mesohet se ne pranga jane vene Olsi Trajce 22 vjec banues ne fshatin Kallamas komuna Liqenas Korce Janaq Vangjelovski 53 vjec banues ne Gorice e Vogel komuna Liqenas Korce si dhe Anastasios Dhimonopulo 52 vjec banues ne Milice te Greqise.
Sipas te dhenave zyrtare policise se qytetit juglindor mesohet se gjate kryerjes se sherbimit nga punonjesit e Postes Kufitare te Liqenasit te cilat ishin duke patrulluar pergjate vijes se liqenit ne vendin e quajtur Gjiri i Gollombocit ku ndahen kufijte midis tre shteteve Shqiperi-Greqi-Maqedoni jane kapur ne kushtet e flagrances tre personat e dyshuar per kontrabande peshku. Sipas policise shtetasi grek dhe dy bashkefshataret u kapen duke kaluar nje sasi prej rreth 300 kg peshk cironka dhe rreth 370 ml rrjete peshkimi nga varka e 52-vjecarit Anastasios Dhimonopulo per ne varken e shtetasve shqiptare.
Policia ka sekuestruar ne cilesine e proves materiale 300 kg peshk cironka 370 ml rrjete peshkimi varken e shtetasit grek si dhe varken e dy shtetasve shqiptare. Nderkohe qe mesohet se tashme policia po punon per kryerjen e veprimeve hetimore procedurale nga Seksioni i Hetimit ne Drejtorine Rajonale e Kufirit dhe Migracionit Korce.
Informacioni i marre ne kohe per nje peshkim ilegal dhe kalim kontrabande te peshkut nga liqeni i Ohrit ne Greqi ka cuar ne pranga nje 52-vjecar grek i cili ne bashkepunim me dy fshatare te zones afer liqenit Olsi Trajce 22 vjec banues ne fshatin Kallamas komuna Liqenas Korce Janaq Vangjelovski 53 vjec banues ne Gorice e Vogel komuna Liqenas. Ne fakt tre kontrabandistet e peshkut kishin dale qe heret ne mengjes per te peshkuar pa u vene re nga policia. Por gjithcka ehste kuptuar nga patrulla e rojes se Postes Kufitare te Liqenasit te cilet dyshuan qe ne fillim se mund te behej fjale per nje peshkim ilegal. Dyshimi i tyre eshte vertetuar kur peshkataret ne dy varka nuk kane qete te pajisur me asnje lloj dokumentacioni apo leje te rregullt.
Te zene me presh ne duar me sasine e 300 kilogrameve cironke qe po transportohej ne varken e 52-vjecarit grek policia ka shoqeruar ne komisariat tre te dyshuarit ndersa ka sekuestruar dhe dy varkat e tyre. Ne baze te hetimeve paraprake te dhena zyrtare nga policia e Korces bene me dije pas arrestimit se ata akuzohen per kontrabande mes dy vendeve te peshkut.
Te arrestuar
Anastasios Dhimonopulo 52 vjec banues ne Milice te Greqise
Olsi Trajce 22 vjec banues ne fshatin Kallamas komuna Liqenas Korce
Janaq Vangjelovski 53 vjec banues ne Gorice te Vogel komuna Liqenas Korce
Sekuestruar
300 kg peshk cironka
370 ml rrjete peshkimi
Varka e shtetasit grek
Varka e shtetasve shqiptare