E Diel, 1 Nëntor 2026

Imami nga Pashalimani Dy anijet garantojne shpetimin ne det te hapur

Ministri i Mbrojtjes Arben Imami ka inspektuar dje punimet ne kantierin e Pashalimanit ku po ndertohen dy anije luftarake

Dy anijet qe po ndertohen ne bazen detare te Pashalimanit kane nje kapacitet mjaft te madh shpetues pasi kane kapacitete lundruese dhe ne det mjaft te trazuar 5-6-7 balle. Madje ekspertet garantojne se jane nga mjetet lundruese me te mira per misionet e shpetimit ne det por dhe ne raste te tjera ndihmash emergjence civile pasi mund te afrohen prane bregut. Ne kete menyre eshte shprehur nje dite me pare ministri i Mbrojtjes Arben Imami gjate inspektimit te punes per ndertimin e dy anijeve ne Kantierin e Ndertimit te Anijeve ne bazen detare te Pashalimanit qe do ti bashkengjiten Flotes sone Detare. Duke shprehur vleresimin e tij ministri Imami ka thene gjate fjales se tij Eumlshte nje nga kantieret me te rendesishme ku punohet sot nga pikepamja e kapaciteteve teknologjike ne te gjithe vendin. Ne bashkepunim me kompanine holandeze Damen po prodhohen dy anije te ngjashme me Ilirian qe ne kemi tashme per Rojen Bregdetare. Gjithashtu kreu i Ministrise se Mbrojtjes eshte shprehur Anija qe po ndertohet do te jete gati para se te mbyllet ky vit. Mandej besojme se dy anijet e tjera do te jene gati ne vitin 2013. Ne do te krijojme nje flote shume te mire detare e cila do te kete mundesine te mbroje ujerat tona nga kontrabanda trafiqet dhe trafikantet e paligjshem ti sherbeje qytetareve tane ne rast rreziku ne det si nje nga detyrat kryesore te anijeve qe prodhohen ketu dhe qe do te vazhdojne te prodhohen. Kjo mbrojtje vjen dhe perforcohet me ate te vezhgimit detar e cila tashme eshte shume e modernizuar. Nderkohe i pyetur ne lidhje venien ne shfrytezim te metejshem te Gadishullit te Karaburunit MM Imami ka sqaruar se gadishulli eshte nje Park Kombetar dhe nuk ka asnje varesi nga MM apo Forcat e Armatosura. Baza e Pashalimanit eshte nje baze strategjike me rendesi shume te larte kombetare dhe sigurisht qe askush nuk mendon qe ta zhvendose. Gadishulli i Karaburunit i ka te gjitha mundesite te shfrytezohet per aspekte shume te rendesishme ekonomike - ka pohuar ministri Imami.

Anijet ofrojne nje kapacitet mjaft te madh aftesie shpetuese pasi kane kapacitete lundruese dhe ne det mjaft te trazuar 5-6-7 balle. Ato kane nje gjatesi prej 42 metrash dhe gjeresi 7.02 m. zhyten deri ne 2.5 m nen vijen ujore dhe kane dy motore te fuqishem lsquoCaterpillar te cilet garantojne nje shpejtesi maksimale deri ne 26 nyje detare. Anijet ofrojne nje kapacitet mjaft te madh aftesie shpetuese pasi kane kapacitete lundruese dhe ne det mjaft te trazuar 5-6-7 balle. Madje ekspertet garantojne se jane nga mjetet lundruese me te mira per misionet e shpetimit ne det por dhe ne raste te tjera ndihmash emergjence civile pasi mund te afrohen prane bregut. Anijet kane nje ekuipazh prej 24 vetash plus 6 te tjere te cilet mund te jene te sherbime te ndryshme te ruajtjes se ujerave detare. Prodhimi i tyre ne vend ka ofruar mundesine jo thjesht per rritjen e punesimit per Orikumin dhe Vloren por ka ulur ndjeshem dhe koston e e tyre - ka theksuar numri nje i Ministrise se Mbrojtjes. Me pas ministri Imami ka thene se Anija e blere ne Holande ka kushtuar 7.2 mln euro nderkohe qe prodhimi ne vend e ul koston e tyre ne rreth 1.2 mln euro. Aktualisht ne kantier jane te punesuar rreth 85 punetore nje pjese te cileve jane trajnuar ne Holande dhe tashme jo vetem qe kane nje eksperience te madhe por kane dhene nje kontribut te ndjeshem ne permiresimin e detajeve te ndryshme te cilat i pershtaten me mire detrave shqiptare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›