E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bllokohet rreth 1 orë autobusi i linjës Shkodër-Fushë Arrëz

SHKODER-Një autobus me pasagjerë i linjës Shkodër-Fushë Arrëz mbeti rreth 1 orë i bllokuar në aksin Pukë-Fushë Arrëz, tek kthesa e Memajve.
Bora e rënë në këtë zonë lejon automjetet të qarkullojnë vetëm me një kalim. Ndërsa autobusi arriti tek kthesa, përballë qëndronte një Land Rover që po qarkullonte në kahun e kundër, gjë që ka sjellë bllokimin total të rrugës.

Si pasojë në këtë aks u bllokuan dhe automjete të tjera duke shkaktuar një situatë të vështirë.
Policia rrugore iu desh mbi 1 orë të zbraste rrugën dhe të lironte kthesën, ndërsa pasagjerët pritën po aq ohë në motin e acartë për përmirësimin e situatës. 

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›