Bllokohet shpërndarja e materialeve zgjedhore në qendrat e votimit, shkak ndryshimi i komisionerëve

Olli: Partitë cënuan standardet duke ndryshuar komisionerët
Ndërsa ka pllakosur heshtja në partitë politike, Komisionet Zonale për Administrimin e Zgjedhjeve në kryeqytet janë shoqëruar nga një kaos total teksa shpërndanin materialet nëpër Qendrat e Votimit. Shpërndarja e materialeve zgjedhore drejt QV ka nisur në orën 19:00 të ditës së djeshme, por procesi u përball me vështirësi të shumta, për shkak të procedurave të tërheqjes dhe për të mungesës së kryetarëve e sekretarëve të qendrave të votimit. Për të tërhequr materialin zgjedhor kodi përcakton se duhet të jenë të pranishëm kryetari, anëtari dhe sekretari i QV, pastaj vuloset nga KZAZ përkatëse. Probleme kishte në Komisionin Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve nr 50 në Kombinat, në ambientet e shkollës Shyqyri Peza, ku prisnin në radhë me dhjetëra kryetarë dhe nënkryetarë të qendrave të votimit. Gjithashtu edhe te KZAZ Përfundimi i këtij procesi mendohet të zgjasë deri në orët e para të mëngjesit, madje për shkak të vonesave dhe problemeve procedurale në disa QV votimi do të nisë me vonese, e jo në orën 7 siç është e përcaktuar me ligj. Lidhur me përgatitjen e infrastrukturës zgjedhore, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjes, Leonard Olli, u shpreh për gazetën SOT, se përgjegjësinë e për bllokimin e shpërndarjes së materialeve zgjedhore, e mbajnë partitë politike, të cilat deri më dje kanë paraqitur pranë KQZ kërkesa për ndryshimin e anëtarëve dhe kryetarëve të qendrave të votimit dhe sidomos të grupeve të numërimit të votave. Megjithatë, Olli u shpreh optimist se shpërndarja do të realizohet me sukses dhe pse jo në kohën e duhur. Deri tani nuk ka pasur absolutisht do të thosha një situatë alarmuese. Procesi ka ecur normalisht përjashtuar faktin që partitë politike vonuan emërtimet në sjelljen e propozimeve për komisionerët e komisioneve të qendrave të votimit dhe sigurisht edhe Komisionet e Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve vonuan edhe emërimi e tyre. Në këto momente gjithçka ka filluar të funksionojë në parametrat normale edhe pse me vonesa që është përtej gjithë afateve të përcaktuar nga ligji. Shpresojmë se deri në orët e vone të mbrëmjes të ketë përfunduar shpërndarja e materialeve zgjedhore në qendrat e votimit, u shpreh Olli. Më tej, zëdhënësi i KQZ u shpreh se komisioni është në kontakte të vazhdueshme me KZAZ për të para në çdo moment sesi ka ecur situata. Siç e thashë një çështje tjetër e debatueshme në KQZ ka qene sot çështja e anëtarëve e grupit të numërimit të votave. Në lidhje më këtë çështje subjektet politike kanë sjellë vonesa të mëdha. Shpresojmë të paktën se gjatë fillimit të ditës së zgjedhjeve të përfundojë ky proces që ne të kemi mundësinë të bëjmë edhe trajnimet, theksoi Olli. Ndërsa për sa i përket faktorit kohë për trajnimin e anëtarëve të GNV, Olli pohoi se kohë ka sepse KQZ i ka marrë masa për ta përballuar, pra sipas tij nuk qëndron problemi tek elementi kohë, por tek efikasiteti i të gjithë procedurës, që ky trajnim të bëhet dhe të përthithet maksimalisht prej tyre. Sepse sa më mirë që të njohin anëtarët kuadrin ligjor, aq më mirë do të dinë të veprojnë si në qendrën e votimit ashtu edhe në vendin e numërimit të votave. KQZ është nën mbikëqyrje të rreptë të të gjitha gjërave dhe do të ndërhymë në momentin e duhur. Tani është për të ardhur keq sepse nga pikëpamja e KQZ gjithçka ka qenë gati që në ditën e enjte, pra shpërndarja e bazë materiale në të gjitha KZAZ, kjo në sajë edhe të një organizimi shumë të mira të punës të administratës por edhe nga fakti që fletët e votimit erdhën konform para metrave kohorë që ne kishim lidhur kontratën, vijoi Olli. Gjithashtu Olli shtoj se përveç vështirësive që kanë ndeshur KZAZ për shpërndarjen e materialeve procesi do të realizohet në parametrat normale. Megjithatë, trajnimi i anëtarëve të qendrave të votimit dhe të anëtarëve të grupeve të numërimit të zgjedhjeve ditën e zhvillimit të zgjedhjeve, jo vetëm që këto persona nuk mund të garantojnë një proces transparent, por kjo është edhe qesharake, pasi qendrat e votimeve hapen për qytetarët që në orën 7:00 të mëngjesit.
************************************************************************************
KZAZ në Tiranë, mungojnë krerët e qendrave të votimit për të tërhequr materialet
Në shumë Komisione të Administrimit të Zgjedhjeve në Kryeqytet u bllokua procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore nëpër qendrat e votimit përkatëse, ngaqë herë mungonin krerët e QV e herë sekretarët e qendrave të votimit për të firmosur procesverbalin. Sipas Kodit Zgjedhor materialet zgjedhore nuk shpërndahen nëse nuk janë të pranishëm zëvendëskryetari, kryetari dhe sekretari i QV. Përfaqësuesit e qendrave të votimit mungonin edhe për arsye të ndryshimeve të fundit që kanë bërë partitë politike duke i zëvendësuar më persona të tjerë. Ndërkohë shumë përfaqësues të qendrave të votimit qëndronin në pritje para KZAZ duke pritur koleget e tyre për të tërhequr materialet, pasi siç thamë duhet të ishin të tre. Ndonëse KQZ pretendon se janë trajnuar kryetarët dhe anëtarët e QV, shumë prej tyre nuk po e koordinonin punën mes njëri-tjetrin për të tërhequr materialet. Madje për shkak të zëvendësimeve të fundit, anëtarët e të njëjtës qendër votimi, jo vetëm që nuk e njihnin njëri-tjetrin, por ata nuk njihnin as kryetarin e tyre. Si rrjedhojë, shpërndarja e materialeve zgjedhore nëpër qendrat e votimit përkatëse do të zgjesh deri në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.
**********************************************************************
KZAZ nr 50, ngërç në shpërndarjen e materialeve
Procesi i shpërndarjeve të materialeve zgjedhore nëpër qendrat e votimit është shoqëruar me probleme edhe në KZAZ nr. 50 në kombinat, pasi herë mungonin kryetarët e herë sekretarët e QV. Kryetarja e qendrës së votimit nr. 18 38 në kopshtin 11, Elisabeta Skrapari u shpreh se, vonesat në tërheqjen e materialeve varet se nga orari që ka caktuar KZAZ, dhe nga marrëveshja midis kryetarit, nënkryetarit dhe sekretarit që të mblidhe të 3 bashkë kur të firmosin. Në momente që ne do ti çojmë materialet në qendrën e votimit, janë efektivet e policisë që do ti ruajnë 48 orë me radhë. Ne e mbyllim materialet dhe kur shkojmë në mëngjes në bazë të shenjës që vëmë konstatojmë nëse është e hapur apo jo dhe mbajmë procesverbalin. Pra ndjekim të gjitha procedurat në bazë të kodit zgjedhor, si vulosja e kutisë së votimit, fletëve të votimit etj. Pastaj numërojmë personat që kanë votuar, fletët që kanë mbetur, personat që nuk kanë votuar, mbajmë procesverbalin dhe e dorëzojmë te GVN përkatëse, u shpreh ajo.
**************************************************************************
KZAZ nr. 49, vonesa në shpërndarjen e materialeve zgjedhore
Ashti si të gjithë të tjerat, edhe në KZAZ nr. 49 procesi i shpërndarjes së bazës materiale po ecte ngadalë për shkak të mungesës së 1 nga 3 përfaqësuesit e qendrës së votimit. Përparim Zogu, nënkryetar i QV nr. 19 70 shprehet se kishte disa rë që priste në radhë për të tërhequr materiale zgjedhore. Arsyeja ishte se një ditë para datës së zgjedhjeve ishte ndërruar kryetari i qendrës së votimit. Vështirësia më e madhe ka qenë pamundësia e takimit midis nënkryetarit, sekretari dhe kryetarit që janë të partive të ndryshme. Madje këto persona as nuk njiheshin me njeri-tjetrit, ndërkohë edhe unë këtu e kam marrë vesh se kush ishte kryetari. Ndërrimi ishte bërë nga KZAZ. Ende po presim të takohemi dhe të njihemi me sekretarin dhe kryetarin. Një gjë e tillë duhej të ishte bërë që më parë, ngaqë tani është vonë dhe krijon probleme për një fillim procesi normal, u shpreh Zogu.
***************************************************************************
KQZ vijon trajnimin e anëtarëve të QV edhe ditën e sotme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijon me intensitet trajnimin e anëtarëve të komisioneve të qendrave të votimit edhe ditën e votimeve, kjo sipas KQZ në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme që do të mbahen të dielën 28 qershor. Ditën votimeve, trajnuesit e përzgjedhur nga KQZ vijojnë programet trajnuese me komisionerët e QV, si një pjesë sh