Vota e socialistëve, për alternativën e bashkimit dhe jo të përçarjes

Flet lideri historik i socialistëve, Fatos Nano
Takimi është lënë në një lokal të qetë, në të përpjetën që të çon në fshatin Sauk. Ish-kryetari socialist dhe ish-kryeministri Fatos Nano, vetëm përshtypjen e një ish-i nuk të lë në bisedë. Riangazhimi i tij në çështjet që trazojnë fort jo vetëm të majtën e politikës shqiptare, por edhe spektrin politik dhe krejt aktualitetin shqiptar në përgjithësi, sigurisht ka disa kohë që ka nisur. Për periudhën parazgjedhore, ky rol i ri i një prej njerëzve më të rëndësishëm të 18 viteve pluralizëm përmblidhet, pikërisht në revistën Klan, me mesazhet që zoti Nano jep (jo vetëm për publikun e majtë) në numrin që del një ditë para zgjedhjeve. Afërmendsh, e falënderuam z. Nano që pranoi këtë intervistim të gjallë, krejt ekskluziv, larg xhaketës dhe kravatës, pranë kafeve e cigareve. Në fund të fundit, Scripta manent... Fatos Nano sqaron disa pikëpyetje, u jep përgjigje disa çështjeve për të cilat nuk kanë munguar akuzat, konkludon në qëndrimin dhe vlerësimet që ka rreth qeverisjes Berisha dhe, padyshim, rreth PS-së, tashmë prej katër vitesh të drejtuar nga pasardhësi i tij, Edi Rama, pa harruar dhe spektrin e gjithë politikës së majtë. Detajet e intervistës vijojnë më poshtë, por nuk mund të lëmë pa përmendur këshillën drejtuar elektoratit në përgjithësi dhe, atij të majtë në veçanti, me të cilën Fatos Nano e mbyll bashkëbisedimin tonë: Votoni për faktorët e bashkimit dhe jo të përçarjes!
- Zoti Nano, përse pas 18 vjetësh si protagonist kryesor i skenës politike shqiptare, e shihni veten jashtë saj. Kemi parasysh këtu se nuk do të jeni më pjesë e parlamentit të ardhshëm, se nuk jeni në kryesinë e Partisë Socialiste dhe madje, ironikisht, ngjan sikur nuk jeni as anëtar i PS-së?
Në rast se kjo dukuri shfaqet si normaliteti i skenës së sotme politike, jam i prirur ta arsyetoj pak më shumë se kaq. Duket se këto tri të vërteta, pra mungesa ime në listën parlamentare të PS-së, apo në kryesimin e saj, madje madje duket se ju e dini që unë spaguaj në as kuotat e anëtarësisë (?!), është triptiku që jep pamjen se Partia e sotme Socialiste nuk është më partia ime. Dhe, po të hynim në përmbajtje, jo vetëm memoria dhe politika e saj programore nuk ekziston më në marrëdhëniet me publikun dhe me zgjedhësit, por mungesa vdekjeprurëse e disa elementëve jetikë të qenies historike dhe të vitalitetit politik të organizatave të tilla shoqërore si: vlerësimi parimor i themeluesve, sistemimi i përvojës politike, ruajtja e vlerave konkurruese dhe përcjellja e përgjithshme e tyre në brezat e militantëve të rinj, flasin më shumë se, subjekti elektoral që sot është regjistruar me numrin 33, nuk është veçse një organizatë e dyshimtë, e mbyllur, gati malonike, pothuaj sipërmarrëse dhe aspak politike. Shkurt, një mekanizëm i korkolepsur interesash informale që lidhën botën e krimit ekonomik me pushtetin e korruptuar. Ndërkaq, si themelues i Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe udhëheqjes jo vetmitar i saj për vite me radhë, më duhet të them se pikërisht kjo sfidë: rimarrja, rikthimi, rivendosja e këtyre vlerave dhe të institucioneve e njërës prej partive më kontribuuese në zhvillimin e pluralizmit dhe demokracisë në Shqipëri, përbën motivin më vital të vazhdimit të jetës dhe të militantizmit tim politik. Për rrjedhojë, këtë angazhim aspak të zakonshëm, nuk ka listë, nuk ka kolltuk dhe ka teserë që ta mbajë.
- Pas humbjes së zgjedhjeve të korrikut 2005, ku krijuat, së pari, precedentin e rotacionit normal politik të pushtetit dhe, së dyti, precedentin e largimit nga drejtimi i partisë, për shkak të humbjes së garës elektorale. Sot, pas katër vjetësh, mendoni se këta precedentë e ruajnë vlerën emancipuese në politikën shqiptare, apo ishin dhe mbeten një dukuri e parakohshme?
Sigurisht që unë nuk isha aspak i përgatitur për të humbur zgjedhjet e tre korrikut 2005. Me këtë dua të them se dy precedentët që ju përmendni, nuk ishin pjesë e një skenari apo plani konspirativ, siç luajnë sot më shumë ata që e dëshironin dhe e nxitën humbjen e PSSH-së në zgjedhjet e para 4 viteve. Nga ana tjetër, precedentë të tillë, mesa duket të precedentë në historinë pluraliste të Shqipërisë, duhet të kenë bërë pjesë në gjithë filozofinë dhe historinë time politike të reformimit të PS-së, të së majtës demokrate dhe në përgjithësi të politikës progresiste në Shqipëri, në krijimin e institucioneve që mbrojnë jetën e partive politike nga abuzimi klientelist, autoritarizmin dhe shantazhi i pushtetit me çdo kusht. Pra, ato bëjnë pjesë në moralin e dhënies së shembullit të gardianit të vlerave dhe të institucioneve demokratike, sidomos nga udhëheqësi më i lartë, si mesazh edukimi dh sjelljeje politike për të gjithë militantët dhe anëtarët e tjerë. Kjo sjellje buron, në mënyrë të veçantë, edhe nga logjika dhe arsyetimi i krejt historisë dhe sjelljes politike të shqiptarëve në shekullin e fundit, kur, distanca nga bota e qytetëruar perëndimore, u krijua sidomos për shkak të qëndrimit të dhunshëm të liderëve ndaj pushtetit politik, shtetëror, të klanit apo të parave; thuajeni po deshët, edhe për shkak të sjelljes prej cubash, haxhiqamilësh, saliramistësh, apo tim-tom kodoshësh të lidërve populistë. Më lejoni ta shpreh më shkoqur këtë që thashë më lart me dy argumente: Sot, largimi nga drejtimi politik kur humbet garën elektorale, vlerësohet nga të gjithë si një nga standardet e mekanizmit më të rëndësishëm të funksionimit demokratik të partive dhe të shtetit. Po kështu siç, për hir të Zotit, po shprehet edhe pasuesi im në drejtimin e qeverisë, dorëzimi jo thjeshtë paqësor i pushteti me zgjedhje, por edhe përcjellja me inventar dhe akrivë të plotë e punëve të shtetit dhe e programeve kombëtare të zhvillimit, e marrëveshjeve dhe marrëdhënieve me përfitime e detyrime reciproke të shtetit tënd me partnerët ndërkombëtarë, shkurt transmetimi me procesverbal i memories dhe detyrës qeverisëse nga humbësi tek fituesi i zgjedhjeve, po pranohet gjerësisht, jo vetëm si standard normaliteti kushtetues, por edhe si detyrim i krejt politikës përfaqësuese për të kapërcyer, ndoshta, shkakun kryesor të normalitetit të institucioneve të pushteti dhe të politikës në 18 vjet demokraci në Shqipëri. Kam parasysh jo vetëm katastrofën kombëtare që shoqëroi ndërrimin e pushteteve në krizën e rëndë të vitit 97, por edhe dëmtimin e madh të pasurisë kombëtare të trashëguar, të resurseve ekonomike dhe të eksperiencës qeverisëse e politike të krijuar në pluralizëm nga sjellja brutale e opozitës së djeshme, që lëvizte nga mosnjohja e humbjes në zgjedhje, deri te pucet e armatosura për marrjen e pushtetit pa zgjidhje. Nga kjo pikëpamje, më lejoni të kërkoj ndjesë që nuk munda ti shfaq më herët shembujt e respektimit dhe krijimit të këtyre precedentëve të domosdoshëm për funksionimin normal të shoqërive demokratike, sepse në ballafaqimet elektorale të viteve 90-të u burgosa si kundërshtar politik, ndërsa në ato të viteve 2000 i humba zgjedhjet jo për arsye organike të qeverisjes dhe të sjelljes sime politike, por vetëm pas tetë vjet qeverisjeje që e transformoi Shqipërinë nga rënia e shtetit tek asocimi me BE-në dhe partneriteti me NATO-n. Më në fund duket se sjellja ime politike, jo vetëm ka qenë vendimtare për krijimin e këtyre precedentëve, por e ka larguar dukshëm dhunën e rrugës në marrëdhëniet e politikës me shtetin, ndërsa ime, nuk ka arritur të largojë autoritarizmin e dhunshëm nga qeverisja dhe politika, si e mazhorancës ashtu edhe e opozitës. Mbaj mend, një ambasador i rëndësishëm në Tiranë më pyeste paradokohësh se, si shpjegohet qe mungon tani dhuna e rrugës. I thashë: Mungon sepse organizatorët e saj janë larguar nga rruga dhe kanë hyrë në zyra!! Më vjen keq apo mirë, nuk jam i sigurt ta pohoj, por ndoshta aleati im më besnik në këtë sjellje politike nuk paska qenë politika, por shoqëria në përgjithësi dhe shoqëria civile në veçanti.
-Për ndjekësit e zhvillimeve politike, pas largimit tuaj pritej lançimi i Edi Ramës në krye të Partisë Socialiste. Ju e kishit parashikuar këtë, e prisnit, e kishit llogaritur?
Natyrisht, arrivizmi i Ramës për të kapur kreun e PS-së nuk ishte i papritur; n