Kukës, parregullsi në listat e KZAZ
Konstatohen parregullsi në listat përfundimtare të KZAZ në Kukës. Zbulohen heqje nga lista përfundimtare të KZAZ të votuesve, të cilët janë anëtarë të Partisë Socialiste. Lajmi konfirmohet nga shtabi elektoral i Partisë Socialiste në Kukës.
Mësohet se disa prej personave te cilëve u është hequr emri nga listat janë komisionerë të PS në qendrat e votimit, por për këtë problem nuk ka reaguar askush nga KZAZ e Kukësit. Heqja e emrave është zbuluar vetëm mëngjesin e sotëm pas ankesave të vetë komisionerëve të Partisë Socialiste, të cilët nuk kanë mundur të gjejnë emrat e tyre në listat përfundimtare të KZAZ. Ky problem është vërejtur në komunat Surroj, Bushtrice, Bicaj, Topojan dhe në qytetin e Kukësit. Ndërkohë menjëherë pas konstatimit të këtij problemi drejtuesit e Partisë Socialiste në Kukës kanë njoftuar edhe OSBE/ODIHR duke i vënë në dijeni për këto parregullsi.