Bllokohet tuneli i Thirrës, shkak punimet në të
Ministria e Transporteve njofton mbylljen e tunelit të Thirrës, pjesë e autostradës Durrës- Kukës. Hapja e tunelit u përuruan pak ditë më parë nga kryeministri Berisha dhe kryeministri kosovar Hashim Thaci.
TIRANE- Tuneli i Thirrës, pjesë e aksit Rrëshen- Kalimash të autostradës Durrës-Kukës do të mbyllet për katër ditë, për shkak të punimeve elektromekanike dhe përforcuese në galerinë jugore të tij. Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit njofton se këto punime për arsye teknike dhe sigurie nuk mund te zhvillohen në prezencë trafiku. Sipas burimeve zyrtare të këtij dikasteri, tuneli i Thirrës në autostradën Durrës-Kukës do të jetë i mbyllur prej ditës së hënë deri në orën 07 :00 të ditës së enjte. Kjo do të thotë se gjatë këtyre ditëve, qytetarët shqiptarë dhe ata kosovarë nuk do të mund të qarkullojnë në autostradë.
Hapja e tunelit u përuruan pak ditë më parë nga kryeministri Berisha dhe kryeministri kosovar Hashim Thaci. (a.r/news24/balkanweb)