Celet fondi 100 milionë lekë për gripin e derrit
Ende nuk raportohet asnjë rast i prekur nga virusi i tipit A në vendin tonë. Por, sapo vaksina të dalë në treg, është parashikuar të blihen 50 mijë copët e para, por nuk dihet ende se cila pjesë e situatës do të vaksinohet e para.
TIRANE-Në një kohë kur epidemia e gripit të derrave ka rrethuar Shqipërinë, Ministria e Shëndetësisë ka caktuar fondin rezervë dhe ka siguruar dozat e duhura të medikamenteve. Ende nuk raportohet asnjë rast i prekur nga virusi i tipit A në vendin tonë, por janë blerë 3 mijë doza "Tamiflu" dhe është rezervë një shumë prej 100 milionë lekësh. Sapo vaksina të dalë në treg, është parashikuar të blihen 50 mijë copët e para, por nuk dihet ende se cila pjesë e situatës do të vaksinohet e para. Ndërsa në poliklinikat e lagjeve, fluksi i të prekurve nga gripi i zakonshëm, kryesisht fëmijë, është 16 në ditë. Sipas të dhënave, në vend numërohen 5 mijë të prekur në javë nga gripi i zakonshëm. Sipas mjekëve, kjo është një shifër tipike për periudhën ku ndodhemi e që pritet të 3-fishohet në stinën e vjeshtës. Kjo është edhe periudha më e mundshme për përhapjen e gripit të derrave në vende si yni. Megjithatë, jo më pak i rrezikshëm duket edhe muaji gusht, me ardhjen e emigranteve nga shtetet fqinje.
(d.b/GSH/BalkanWeb)