Bllokon arsenal armesh ne shtepine e Ylli Kelmendit
TIRANE- Policia gjen arsenal armesh municionesh ne shtepine e Ylli Kelmendit i arrestuar nga policia e komisariatit nr.4 te merkuren ne mesdite ne nje lokal ne rrugen e Barrikadave prane pallateve 9 kateshe.
Gjate momentit te ndalimit dhe gjate kontrollit fizik te kryer ndaj tij nga efektive blu i gjeten dhe i bllokuan atij nje arme pistolete me disa fisheke qe mbante me vete.
Burime zyrtare te Drejtorise se Policise se Tiranes thane dje se gjate kontrollit te kryer nga efektivet e policise se komisariatit nr.4 ne banesen e Kelmendit u gjeten dhe u bllokuan nje sasi e konsiderueshme fishekesh disa arme zjarri dhe municione.
Sipas njoftimit te policise vec armes pistolete e markes Bereta kalibrit 7.65 mm me nje kreher me shtate fisheke Kelmendit iu bllokuan edhe arme te tjera dhe fisheke. Keshtu gjate kontrollit iu bllokua edhe nje automatik i markes Kallashnikov model 56 me nje kreher me 30 fisheke.
Nje pistolete tjeter e nje lloji te panjohur e cila kishte nje kreher me 4 fisheke eshte bllokuar nga policia gjithashtu me 370 fisheke te kalibrit........................ 370 fisheke te kalibrit 7.62 mm mod 54 250 fisheke te kalibrit 5.6 mm si dhe 400 fisheke te kalibrit 7.62 mm per perdorim automatiku.
Te gjithe armet dhe municionet e bllokuara nga policia jane derguar nga specialistet e hetimit ne laboratorin qendror kriminalistik me qellim analizimin e tyre me qellim per te zbuluar nese ndonje prej armeve ishte perdorur nga Kelmendi ne ndonje krim.
Kelmendi u arrestua te merkuren ndersa gjykata kishte nxjerre per te nje urdher te shoqerimit te detyrueshem per te dhene deshmine e tij ne lidhje me vrasjen e mikut te tij Fatmir Rama ne procesin gjyqesor ku i akuzuar i vetem i procesit eshte Lavderim Tufa. Per kete te fundit Gjykata e Larte ka rikthyer procesin ne Shkallen e Pare pasi jane verejtur shkelje procedurale.