E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burg pa afat per dy bashkepunetoret ne vrasjen e taksistit

Vendimi heret ne mengjes per te evituar perplasje me familjaret


ELBASAN - Dy te arrestuarit e tjere per vrasjen e taksistit jane njohur me masen e arrestit heret ne mengjes ne masa te forta sigurie. Burime nga gjykata dhe prokuroria bejne te ditur se vendosja e mases ne fshehtesi u be per te evituar perplasje apo acarim tek familjaret e taksistit.


Gjykata ka pranuar masen e kerkuar nga prokuroria te arrestit me burg per dy te arrestuarit Elkero Adrian Ravani 21 vjec dhe K.Papleka 15 vjec per bashkepunim ne vrasjen e taksistit Fredi Talelli. Kryeprokurori Elvin Gogaj ka kerkuar qe kater te arrestuarit te procedohen per vepren penale vjedhje me arme me pasoje vdekjen e kryer ne bashkepunim dhe armembajtje pa leje.


Pritet qe hetimet e metejshme te ngjarjes te vendosin transferimin ose jo te gjykimit. Kjo ceshtje duket e komplikuar pasi dy nga te arrestuarit jane te mitur dhe do te vendoset me tej pergjegjesia e secilit ne krim.


Fredi Talelli u vra ne 20 nentor per ti grabitur automjetin dhe gjithcka kishte. Me pas autoret tentuan te shisnin mjetin por kur nuk arriten e hodhen ne perroin e Kushes. Zbulimi i mjetit coi ne zbulimin e krimit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›