Hakersat italiane 11 vite dhe15 mln gjobe

Prokuroria kerkoi dje nga Gjykata denimin e dy inxhinereve italiane per vjedhjen e bankave ne Shqiperi
TIRAN- Task-Forca e prokurorise se kryeqytetit kerkoi nga gjykata per dy inxhiniere italiane te akuzuar per mashtrim kompjuterik denimin e tyre me 11 vjet e 6 muaj burg dhe 15 milione leke gjobe.
Prokurori i ceshtjes lexoi konkluzionet perfundimtare ndaj te pandehurve italiane te arrestuar ne flagrance ne janar te 2010 duke terhequr para kesh nga nje bankomat me karta krediti te falsifikuara.
Nga hetimi gjyqesor u provua fakti se te pandehurit Luka Kalvit Luca Calvi dhe Gabriele Paskualino Gabriele Pasqualino kane konsumuar vepren penale te mashtrimit kompjuterik ne bashkepunim duke perfituar nje shume prej rreth 75 mije eurosh te terhequra ne rreth 100 episode te ndryshme ne bankat e nivelit te dyte ne Shqiperi. Per kete veper penale prokurori kerkoi qe i pandehuri Luka Kalvi te deklarohej fajtor e te denohej me 6 vjet e 6 muaj burg si dhe 10 milione leke gjobe.
Per bashkepunetorin e tij italianin tjeter Gabriele Paskualino akuza kerkoi denimin e tij me 5 vite heqje lirie dhe 5 milione leke gjobe. Sipas prokurorise i pandehuri Kalvi klononte dhe falsifikonte kartat e kreditit duke kryer edhe vjedhjet ne shuma te ndryshme parash ne bankomatin e nje banke te nivelit te dyte ne Shqiperi.
Dy italianet fillimisht kete aktiviteti pune e kane nisur ne vendin e tyre duke arritur te kryenin transaksione bankare me ane te informacioneve te vjedhura.
Dy 25- vjecaret nga Gjenova Genova u arrestuan nga policia italiane per aktivitetin e paligjshem qe kryenin. Pasi dy piratet e bankave u lane te lire ne vendin e tyre kane menduar qe aktivitetin e klonimit te kartave bankare ta shtrijne ne njeren prej bankave italiane qe operon ne tregun bankar shqiptar prej disa vitesh-tha prokurori ne kronologjine e fakteve.
Nga hetimet eshte zbuluar se Luka Kalvi dhe Gabriele Paskualino e kane nisur aktivitetin e tyre ne shtator te vitit 2009 ne Shqiperi duke arritur qe te klononin disa karta plastike krediti.
Ne shtator Kalvi eshte fiksuar nga kamerat e sigurise me nje paterice ne dore dhe ka tentuar te terheqe nje shume te konsiderueshme parash por gjate tentatives se dyte karta eshte bllokuar nga bankomati ku edhe i eshte fiksuar fytyra. Qe nga kjo dite sigurimi i filialit te bankes kishte montuar kamera me precizion te larte ne pritje te terheqesit vjedhes.
Sipas akuzes Kalvi ka klonuar kartat e kreditit tip Vissa dhe Master Card ne Itali dhe me pas ka ardhur ne Shqiperi duke kryer vjedhje te ndryshme ne disa bankomate te vendosura neper Tirane. Kryesisht gjahu i italianit kane qene bashkeqytetaret e tij te cileve me ane te internetit ia ka ckoduar numrat e llogarive bankare si dhe kodet perkatese te kartave duke kryer me pas vete terheqje ne emer te ketyre personave.
Dy inxhinieret xhenoveze jete luksoze ne Tirane
Dy xhenovezet e arrestuar gjate kohes se qendrimit ne Shqiperi benin nje jetese luksoze. Jetesa ne lokalin me luksoz te Tiranes ka bere qe dy italianet e arrestuar per klonimin e kartave te kreditit te shpenzonin shuma te konsiderueshme lekesh qe i terhiqnin here pas here ne bankomatet e njeres prej bankave italiane ne Shqiperi.
Luka Kalvi dhe Gabriele Paskualino kishin mbaruar studimet per Inxhinieri Elektronike ne Itali dhe gjate marrjes ne pyetje jane shprehur se klonimi i kartave te kreditit ishte nje pasion i tyre i lindur qe gjate kohes se studimeve.
Lajmi per arrestimin e dy te rinjve italiane ne Tirane eshte pasqyruar gjeresisht dhe ne mediet italiane te cilat kane pasqyruar me hollesi te gjithe aktivitetin e dy te rinjve qe kane kryer ne Shqiperi per disa muaj me radhe.