E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lushnja me ujesjelles te ri pas plotesimit te kushteve

KONTRATA/ Nje investim prej 13 milione eurosh pritet te zgjidhe problemin e ujit te pijshem ne qytetin myzeqar. Por perpara kesaj duhet qe te plotesohen nje sere kushtesh nga ana e vendoreve


LUSHNJ - Brenda dy vjetesh banoret e Lushnjes do te kene nje ujesjelles te ri per qytetin si dhe nje rrjet shperndares po te ri. Kane qene perfaqesuesit e nje banke gjermane ata qe pas negociatave te vazhdueshme me bashkine jane treguar te gatshem per te mundesuar levrimin e fondeve ne forme kredie me interesa te perballueshme.


Por perpara finalizimit te ketij premtimi gjermanet kane kerkuar plotesimin e nje sere kushtesh si persosmerine e analizave te ujit deri dhe zhvendosjen e kanaleve te ujerave te zeza shume larg stacionit te pompave te ujesjellesit. shte nenshkruar kontrata e cila do te mundesoje qe brenda dy viteve te realizohet investimi prej 13 milione eurosh per rrjetin e brendshem te ujesjellesit per Lushnjen.


Kushtet


Banka gjermane KFV ka kerkuar qe brenda disa ditesh te studioje dhe te kete ne tavoline te certifikuar rezultatet e analizave te ujit ne pusshpimet e Konjatit ku ndodhet edhe stacioni i pompave te ujesjellesit te Lushnjes.


Gjithashtu perfaqesuesit e bankes qe jane takuar me kreret e bashkise kane kerkuar gjithashtu devijimin e kanalit te ujerave te zeza te Dushkut qe ndodhet prane ujesjellesit. Po ashtu gjermanet kane kerkuar zhvendosjen e stallave te bagetive ne nje largesi prej 200 metrash nga puset e ujesjellesit.


Me realizimin e ketyre kerkesave kryesore si dhe shume te tjerave nga ana e njesise se qeverisjes vendore Lushnje si dhe ndermarrjes se ujesjellesit e cila mbi te gjitha duhet te rrise ne maksimum arketimet eshte nenshkruar edhe marreveshja midis drejtuesve te institucioneve per investimin me anen e nje huaje me teper se 13 milione euro.


Kryebashkiaku


Kryetari i bashkise se Lushnjes Albert Sanxhaku lidhur me kete kontrate tha se qyteti qe ai drejton do te zgjidhe nje here e pergjithmone problemin e ujit me realizimin e ketij investimi. Investimi eshte i domosdoshem pasi veren e kaluar kemi pasur nje situate emergjente dhe jo te favorshme ne procesin e furnizimit me uje.


Ka qene Ministria e Puneve Publike qe favorizoi cuarjen perpara te ketij investimi dhe qe do ta monitoroje deri ne fund tha mes te tjerave kryetari i Bashkise se Lushnjes Albert Sanxhaku.


Gjermanet duket se jane mjaft te interesuar per investime ne ujesjelles. Prej vitesh si ne Fier edhe ne Lushnje eshte dalluar prania e tyre per kryerjen e shume veprave hidrike ne interes te ujesjellesve dhe me pas te komuniteteve.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›