Grabitesi arratisje spektakolare nga burgu
Ajet Markaj 20 vjec ishte ne ajrimin e te miturve bashke me te denuar te tjere kur kaloi mbi murin e burgut nga ku u zhduk
Policia kontrollon disa banesa per te arratisurin. Ishte arrestuar per grabitje me arme te nje banke
TIRANE- Arratiset nga burgu i akuzuari per grabitjen e bankes dhe plagosjen e nje punonjesi te bankes gjate tentatives se deshtuar per te kryer krimin. Ngjarja ndodhi dje ne mengjes rreth ores 1100 kur i arrestuari Ajet Markaj kishte dale bashke me nje grup prej 20 te burgosurish te tjere ne ajrim ne zonen e seksionit te te miturve per shkak se ne seksionin e te rriturve nuk kishte hapesira.
Rreth nje ore e gjysme pasi kishin dale ne ajrim Markaj kerceu murin dhe u kap ne nje rrjete qe ndodhej mbi koken e tij ndersa me pas kaloi nepermjet telave me gjemba duke mundur te kalonte murin e me pas te arratisej. Nje polic i cili luante rolin e vezhguesit te te burgosurve qe qendrojne ne ajrim u godit nga i arratisuri ne momentin kur ai tentonte ta ndalonte qe te arratisej.
Gjate perpjekjeve te tij polici mundi ti bllokonte atij vetem nje nga kepucet sportive qe Markaj mbante veshur. Te shtenat me automatik kallashnikov nuk e tremben aspak te arratisurin per te lene qeline e burgut 313 Jordan Misja ne Tirane.
Ne pak sekonda me veprime prej gjimnasti i akuzuari i cili qendronte ne Izolim braktisi dhe la pas murin e burgut ku kishte qendruar per gati dy muaj duke u larguar.
Efektivet e Policise se Gjykates se Krimeve te Renda dhe ata te Gjykates se Tiranes ndoqen nga pas te arrestuarin i cili arriti tiu rreshqiste. Menjehere pasi zbriti nga muri i burgut permbi godinen e Sherbimit te Proves Markaj mori per nga krahu lindor i burgut ne nje rrugice qe kalon prane nje godine ne ndertim.
Me pas ai doli ne zonen e tregut qe ndodhet prane stacionit te trenit duke humbur me pas permes njerezve e me pas per tu drejtuar ne vendstrehimin e tij te ri te panjohur ku kaloi naten e mbremshme. Ne ambientet e burgut ekspertet kriminaliste te Drejtorise se Policise se Tiranes dhe hetuesit e komisariatit nr.3 nisen veprimet per te mesuar rrethanat e arratisjes.
Nderkaq polici i cili ndodhej me sherbim ne vezhgimin e te denuarve qe ndodheshin ne ajrim u mor nga policia ne pyetje per te mesuar detajet rreth arratisjes.
Polici ka rrefyer skemen sipas tij ndersa ka pohuar se kishte tentuar te pengonte arratisjen e Markajt por pavaresisht kesaj ai nuk mundi te mbante te izoluarin qe tashme eshte i lire. Policia tha se kishte verejtur probleme ne drejtim te sigurimit te ambientit ndersa sipas tyre ai nuk ishte i pershtatshem per te rritur por vetem per te mitur.
Ekspertet pas keqyrjes se vendit te ngjarjes administruan si prove kepucen sportive te mbetur nga arratisja e Markajt. Po keshtu dje ne mesdite efektivet e policise kryen disa kontrolle ne disa banesa te njohurish dhe te afermish te Markajt per te zbuluar vendstrehimin e mundshem te tij.
Deri dje ne mbremje vone policia nuk kishte zbuluar vendndodhjen e tij ndersa krehja e zonave te ndryshme dhe kontrollet kane vijuar per ore te tera. Ajet Markaj ishte arrestuar nga policia e Tiranes se paku dy muaj me pare ndersa tentoi te grabiste nje banke te nivelit te dyte ne qender te kryeqytetit. Pas rezistences se rojes se bankes dhe nderhyrjes se patrulles se policise ai u ndalua. Nje person tjeter qe shoqerohej me te mundi te largohej.
Polici i burgut
Markaj qelloi ne koke policin qe donte ta ndalte
TIRAN- Ajet Markaj u arratis rreth ores 1100 jo me pak se dy ore pasi kishte dale ne ajrim ne sektorin 3 apo te njohur si vend ajrimi i te miturve ne nje vend ku fusha e futbollit e te rriturve dhe te miturve jane te ndara.
Per shkak te ngarkeses dhe orareve te ndryshme per ajrosjen ne vendin e te rriturve jane nxjerre rreth 20 te rinj ne vendin e ajrimit ne sektorin 3 qe ndodhet mbrapa Gjykates se Shkalles se Pare penale dhe zyrave te Sherbimit te Proves. Ne kohen qe ka filluar ndeshja ne fushen e ajrimit ndodhej vetem nje punonjes policie qe kryente edhe rolin e vezhguesit i pa armatosur.
Gjate kesaj kohe i riu Ajet Markaj i eshte afruar policit duke e shtyre me duart fort qe ka sjelle perplasjen e tij ne fushe. Me pas ka kercyer ne ajer duke kapur me duar telat me gjemba dhe eshte kacavjere per te dale nga rrjeta qe mbulonte fushen.
Ne ate moment eshte ngritur punonjesi i policise duke bertitur ndal ndal dhe e ka mberthyer per kemben e majte te Markajt i cili me kemben tjeter e ka qelluar ne koke policin i cili eshte rrezuar bashke me atleten e kembes se majte te Markajt.
Gjate kesaj kohe i riu Markaj ka arritur te kapet per muri qe me ndihmen e kraheve dhe kembeve eshte ngjitur ne tarracen e nderteses qe po behej ne pjesen e Sherbimit te Proves. Ne keto momente punonjesi i policise qe ndodhej ne kullen e vrojtimit ka qelluar me automatik ne ajer duke shkrehur te gjithe karikatorin por i riu nuk eshte ndalur.
Ka kercyer duke zbritur ne oborrin e nderteses ku eshte vendosur Sherbimi i Proves dhe me pas ka ikur me vrap ne drejtim te ish-lulishtes se kryeqytetit tashme te mbuluar me pallate.
Ne kete kohe pasi eshte degjuar bresheria e kallashnikovit kane dale nga Gjykata punonjesit e policise duke pare te habitur se cfare kishte ndodhur pasi Markaj kishte ikur me vrap edhe pse me nje atlete e kembe dhe duar te gjakosura nga telat me gjemba-u shpreh per Shekullin njeri nga punonjesit e Policise se Burgut ne paraburgimin 313.
Burgjet Arratisja kur te bugosurit luanin futboll
Pas arratisjen se Ajet Markajt reagoi dje edhe zyra per shtyp e Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve.
Ne nje deklarate te tyren thuhej se i riu mundi te largohej duke ngjitur murin rrethues te institucionit te paraburgimit 313. Sot dje me 2 dhjetor 2010 ne oren 1046 nje ngjarje e rende eshte shenuar ne Institucionin e Ekzekutimit te Vendimit Penal Jordan Misja 313 ne Tirane.
I paraburgosuri Ajet Rexhep Markaj ka mundur te largohet gjate kohes se ajrimit-thuhet nga Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve. Sipas te dhenave qe kjo drejtori ka siguruar nga sherbimet e kamerave te sigurise ne paraburgimin 313 Markaj eshte hedhur nga muri rrethues.
Ne kohen e ajrimit te sektorit tre ne momentin qe shoket e tij po luanin futboll eshte ngjitur ne murin rrethues te ketyre ambienteve dhe me gjithe perpjekjet e policit te sherbimit per ta penguar ka mundur te kaperceje murin dhe te arratiset nga paraburgimi.
Menjehere jane lajmeruar organet kompetente te cilet jane vene ne ndjekje te personit-thuhet nga drejtoria e burgjeve. I arratisuri Ajet Rexhep Markaj ka lindur me 24 prill 1990 ne Kukes por prej kohesh banon ne Paskuqan. Ai eshte arrestuar me 17 shtator 2010 nga policia per kryerjen e vepres penale te vjedhjes me arme mbetur ne tentative dhe mbajtjen pa leje te armeve luftarake.
Thirrja e vellai Ajet dorezohu
Naim Markaj vellai i te denuarit qe u arratis dje nga paraburgimi 313 ne Tirane i ka bere thirrje vellait te tij Ajet Markajt te vetedorezohet ne polici. Vellai i te akuzuarit per grabitjen e nje filiali te bankes ne qender te kryeqytetit eshte shprehur se familja lajmin e arratisjes e ka mesuar pasi policia ka shkuar ne banesen e tyre duke ushtruar kontroll.
Sipas vellait e gjithe familja Markaj eshte e habitur me arratisjen e te riut pasi diten e premte ata kishin orarin e takimit ne dhomat e paraburgimit 313 ne kryeqytet. Vete i vellai eshte shprehur se 20- vjecari Markaj ne asnje rast nuk eshte shprehur per planin e arratisjes nga paraburgimi.