E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Bllokoni pronat e zyrtarëve të arrestuar"

TIRANE - Zv/ministri i Brendshëm, Gent Strazimiri, i cili ishte i pranishëm në analizën e djeshme të Njësisë Task-Force, fillimisht vlerësoi arritjet e këtij institucioni dhe bashkëpunimin e kësaj strukture me policinë. 

 Numri dy i Ministrisë së Brendshme, megjithatë theksoi se është e rëndësishme që dosjet e hapura dhe zyrtarët e arrestuar për korrupsion të dërgohen në gjykatë me këto akuza dhe vepra penale të mos ndryshohet në "shpërdorim detyre", çka më pas bëhet shkak edhe për uljen e masave të dënimit nga togat e zeza. Zv/ministri Strazimiri kërkoi gjithashtu që zyrtarëve të arrestuar t'u hetohen edhe pasuritë dhe pronat e vendosura nga veprimtaria kriminale, apo nga përfitimet e arritura duke abuzuar me detyrën. Strazimiri tha se, Policia e Shtetit është e gatshme t'i përgjigjet intensitetit dhe nevojave të Prokurorisë për të ndihmuar në hetimin pa kompromis për rastet e korrupsionit dhe krimit ekonomik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›