E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ina Rama: Task-Force në të gjithë vendin

TIRANE - Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, në fjalën e saj në hyrje të analizës së punës për Njësinë Task-Force Kundër Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit tha se, përvoja e suksesshme me këtë zyrë e 

 cila funksionon në Prokurorinë e Tiranës duhet të zgjerohet me krijimin e organeve të tilla edhe në Prokuroritë e rretheve të tjera kryesore të vendit. Kryeprokurorja ka vlerësuar Njësinë Task-Force për hetimin dhe ndëshkimin e "krimit të jakave të bardha" duke thënë se, kjo zyrë ka pasur rezultate të efektshme edhe pse ka vepruar në një periudhë të shkurtër dhe në vështirësi të shumta si plotësimi i stafit, apo përballimi i hetimeve që nuk janë më "krime të rrugës", siç tha Kryeprokurorja, por vepra penale që duhet të hetohen me sukses. Drejtuesi i Task-Force vlerësoi mbështetjen e Kryeprokurores, pa të cilën njësia nuk do të kishte rezultatet e arritura.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›