"Gjykatat, dënime minimale korrupsionit"
Gjykatat e Tiranës ka dhënë minimumin e dënimeve të parashikuara nga ligji për zyrtarët e arrestuar, me akuza për korrupsion dhe shpërdorim detyre.
Trazhgim Sokolaj
Ky fakt u evidentua dje në analizën e punës së Njësisë Task-Force Antikorrupsion në Prokurorinë e Tiranës. Drejtuesi i kësaj njësie, prokurori Altin Dumani, gjatë fjalës së tij tha se, në 11 procedime penale të dërguara për gjykim dhe të përfunduara në Shkallën e Parë, është vënë re ulje e masës së dënimit nga gjykata, krahasuar me kërkesat e bëra prej Prokurorisë. "Marrëdhëniet me gjykatën kanë qenë përgjithësisht korrekte, duke mbështetur Prokurorinë në kërkesat e bëra gjatë hetimeve paraprake, për përgjime, kontrolle apo masa sigurimi. Por nuk mund të themi të njëjtën gjë sa i takon masave të dënimit. Në këtë pikë, konstatojmë ulje të ndjeshme të dënimit nga gjykatat që shkon kryesisht në minimumet e parashikuara nga dispozitat për të cilat janë akuzuar të pandehurit", u shpreh drejtuesi i Task-Forcës, Altin Dumani. Prokurorët e Njësisë Task-Force në kërkesat e tyre në gjykatë kanë kërkuar masa të rrepta sigurimi dhe dënimi për të pandehurit, veçanërisht për rastet e personave të akuzuar për korrupsion apo abuzime në kryerjen e detyrës shtetërore.
KLSH dhe falsifikimet
Drejtuesi i Task-Forcës shprehu shqetësimin e tij lidhur me kallëzimet e Kontrollit të Lartë i Shtetit. "KLSH-ja në kallëzimet e bëra tregohet konformiste dhe jo procedurale duke konfonduar problemet e natyrës administrative me ato penale", pohoi drejtuesi i Task-Forcës. Në fakt edhe ligji i KLSH-së përcakton qartë se pas kontrolleve inspektorët dhe vetë institucioni duhet t'i dallojnë qartazi rastet kur punonjësit shtetërorë të cilëve u janë gjetur shkelje, duhet të ndëshkohen në rrugë administrative, me vërejtje deri në shkarkim si dhe rastet kur duhet të çohen për ndjekje penale në Prokurori lidhur me abuzimet e kryera. Prokuroria dhe KLSH-ja kanë nënshkruar një memorandum ku mes të tjerave parashikohet përjashtimi nga pyetja në cilësinë e dëshmitarëve për inspektorët e KLSH-së. Drejtuesi i Task-Forcës shprehu mendimin e tij se ka ardhur koha e shfuqizimit të këtij memorandumi, pasi ai bie ndesh edhe me Kodin e Procedurës Penale. Më tej në fjalën e tij, titullari i Njësisë Task-Force shprehu shqetësimin e tij lidhur me fenomenin e falsifikimit të dokumenteve. "Në Shqipëri ekziston një industri e tërë për realizimin e falsifikimeve nëpërmjet të cilave regjistrohen e vidhen pasuri, ngjallen të vdekur dhe vdesin të gjallë, sigurohen kredi bankare dhe merren patenta", shtoi prokurori Dumani duke vijuar se, arrihet të falsifikohen pasaporta, patenta, kontrata, vendime gjykatash, pushimi të Prokurorisë, karta bankare dhe akte të gjendjes civile.
Antikorrupsioni
Njësia Task-Force Antikorrupsion e filloi veprimtarinë e saj më 6 shtator 2007 me tre prokurorë dhe tre oficerë të Policisë Gjyqësore, ndërsa stafi i saj deri në fund të vitit 2007 ka qenë i paplotësuar. Më pas Policia e Shtetit, Tatimet, Doganat dhe Shërbimi Informativ dërguan emrat e oficerëve të tyre që do të bëheshin pjesë e Task-Forcës ndërsa edhe trupa e prokurorëve u kompletua edhe pse në mënyrë të vonuar. Shtatë prokurorët e Task-Forcës kanë hetuar 144 dosje penale, me 153 persona të pandehur dhe në hetim, nga të cilët 67 prej tyre në masën e sigurisë "arrest me burg". Gjatë kësaj periudhe Task-Forca ka çuar për gjykim 28 dosje penale me 62 persona të pandehur, prej të cilëve 45 persona me masë sigurimi "arrest me burg". Gjatë hetimeve të saj, Njësia Task-Force i kushtuar vëmendje fushave më të ndjeshme të shërbimeve ndaj publikut si prokurimet, ankandet, tatimet, doganat, pronat dhe ofrimi i shërbimeve nga pushteti vendor, administrata e lartë publike dhe shërbimi shëndetësor. Ndëshkimi i abuzimeve në këto fusha është bërë shkak për rritjen e besimit të publikut, çka tregohet me denoncimet e shumta të qytetarëve pranë Njësisë Task-Force. Drejtuesi i njësisë kërkoi më tepër bashkëpunim për rritjen e rasteve të hetimit për abuzimet në tatime dhe dogana, ndërsa vlerësoi bashkëpunimin me Policinë e Shtetit dhe Shërbimin Informativ. Në analizën e djeshme u kërkua që oficerët e tatimeve, doganave dhe policisë të kenë një zyrë në Prokurori ku të kenë mundësi të studiojnë dosjet penale me të cilat punojnë për përmirësimin e trajtimit financiar të oficerëve të Policisë Gjyqësore në Njësinë Task-Force.
Hetimet e Task-Force
144 dosje penale të hetuara
153 persona të pandehur ose në hetim
67 persona në "arrest me burg"
28 dosje penale të dërguara për gjykim
62 të pandehur të dërguar për gjykim
11 dosje penale të përfunduara në gjyq
26 zyrtarë të shpallur fajtorë
Për korrupsion
66 dosje penale të hetuara
78 persona të pandehur
48 persona të arrestuar
Në dogana
22 dosje penale të hetuara
20 persona në hetim
Në tatime
17 dosje penale të hetuara
16 persona në hetim
2 dosje penale të hapura kryesisht pas publikimeve në media
Dosjet e rëndësishme
"Kashari", 30 denoncime
"Hipoteka", mbi 20 denoncime
"Mashtrimi me Kreditë", 4 kallëzime
"Tenderët e Rrugëve"
"Policia Tatimore"
"Tenderët e Punës"
"Autoshkolla"
"Licencat e tritolit"