Topi-Topalli, Withers negociator
Debati i fundit mes Presidencës dhe Kuvendit lidhur me pesë dekretet për në Gjykatën e Lartë, kanë përfshirë së fundi edhe diplomatët e huaj të akredituar në Tiranë.
ADI SHKEMBI
Gjatë ditës së djeshme, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Withers ka zhvilluar takim kokë më kokë me kreun e shtetit, ashtu edhe me kreun e Kuvendit. Fillimisht Withers e ka pritur Presidenti Topi gjatë një takimi paradite në selinë e Presidencës. Sipas njoftimit për shtyp të zyrës së kreut të shtetit, bëhet e ditur se ambasadori amerikan ka mbështetur rolin e Topit lidhur me pavarësinë e institucioneve. “Ambasadori Withers, pasi vlerësoi rolin moderator dhe pozitiv të Presidentit Topi në garantimin e Kushtetutës dhe të pavarësisë së institucioneve demokratike e kushtetuese, e siguroi kreun e shtetit shqiptar mbi mbështetjen e fuqishme e të palëkundur të Shteteve të Bashkuara për demokracinë shqiptare, për sistemin e drejtësisë dhe institucionet e pavarura, si dhe për integrimin e plotë të Shqipërisë në NATO”, thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të Presidencës. Ndërkohë, dje pasdite, larg vëmendjes së mediave, ambasadori amerikan ka zhvilluar një takim kokë më kokë edhe me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, detajet e të cilit nuk bëhen të ditura. Ndërkohë gjatë paradites së djeshme, kreu i shtetit ka zhvilluar një takim edhe me ambasadorin e delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë, Helmuth Lohan. Kreu i shtetit dhe ambasadori Lohan diskutuan dhe shkëmbyen pikëpamje rreth situatës politike në vend, reformave të ndërmarra, forcimit të shtetit ligjor dhe të institucioneve demokratike të pavarura, ndarjes dhe ekuilibrimit të pushteteve si dhe ruajtjes e përmbushjes së standardeve të nevojshme për integrimin e Shqipërisë në familjen e madhe evropiane. “Ambasadori Lohan, në kuadër të përpilimit të raportit vjetor të përparimit të Shqipërisë, u informua dhe shkëmbeu mendime me Presidentin Topi rreth zhvillimeve më të fundit në Shqipëri, reformës në sistemin e drejtësisë dhe atë zgjedhore, procedurave ligjore të emërimit të anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe ligjit të Legalizimeve”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Negociata me PD
Ashtu siç edhe ishte vendosur në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi dhe Ilir Bano janë takuar dje në Presidencë me kreun e shtetit lidhur me pesë dekretet e anëtarëve të Gjykatës së Lartë. Takimi mes tyre ka zgjatur rreth 120 minuta, por asnjëra prej palëve nuk bën të ditur detaje të këtij takimi. Në përfundim të tij, kryetari i grupit të PD-së, Astrit Patozi tha se, “jemi partizanë të dialogut politik”. Duke e vlerësuar këtë takim si të hapur dhe miqësor, Patozi tha se: “Duhet dialog për një zgjidhje të shpejtë dhe të drejtë të problemeve”. Takimi mes dy zyrtarëve të lartë të grupit të PD-së dhe Presidentit Topi, i pari i këtij lloji që nga koha që Topi u bë president, vjen pas qëndrimit të ashpër të Kryeministrit Berisha pak ditë më parë, në mbledhjen e grupit demokrat lidhur me mënyrën se si kreu i shtetit dekretoi emrat për në Gjykatën e Lartë. Në atë mbledhje, Berisha u shpreh se Topi ishte i pari president, i cili nuk ishte konsultuar me partitë politike lidhur me emrat.
Dekretet e Topit, kush janë pesë kandidatët
Megjithëse dekretet e Presidentit Topi kanë mbërritur në Komisionin e Ligjeve prej katër ditësh, ende nuk është zhvilluar mbledhja e parë e këtij komisioni. Kjo për shkak se kryetari i komisionit, Fatos Beja, ndodhet në një vizitë jashtë shtetit. Gazeta publikon sot CV-të e pesë emrave që ka dekretuar kreu i shtetit dhe që prej më shumë se një jave janë duke u debatuar mes maxhorancës dhe vetë Presidentit Topi. Në CV-në e tyre shihet se disa kanë pasur poste të rëndësishme në sistemin e drejtësisë gjatë kohës së diktaturës si dhe të tjerë që kanë qenë gjyqtarë në Gjykatën Evropiane në Strasburg, apo ish-zv.ministra në kohën kur Partia Demokratike ishte në pushtet pas rënies së komunizmit. Dekretet kanë futur në një “luftë të ftohtë” Presidencën dhe Kuvendin lidhur me procedurën që ka ndjekur Topi për të dekretuar këta emra. Sipas Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, Presidenti duhet të ishte konsultuar më parë me legjislativin për emrat. Por nga ana tjetër, Presidenti Topi është shprehur se Kushtetuta ia lejon atij të drejtën ekskluzive për të dekretuar anëtarët e Gjykatës së Lartë, ndërsa Parlamentit për t’i votuar ose për t’i rrëzuar.
Kristaq Traja
Ka qenë anëtar i të gjitha komisioneve për hartimin e Kushtetutës në periudhën 1991-1997. Në vitet 1978-1985 ka punuar si ndihmës prokuror në Rrethin e Krujës; në vitet ‘86-‘90 në sektorin e studimeve në Prokurorinë e Përgjithshme. Kristaq Traja nuk ka qenë asnjëherë anëtar i një partie politike, ndërkohë që në periudhën 1992 - nëntor 1993 ka qenë zv.ministër i Drejtësisë. Më parë në 1991 - qershor 1992 ai ka punuar në Drejtorinë e Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë. Gjatë viteve ‘94-‘97 ka ushtruar praktikë private juridike, ndërkohë që nga viti 1997 deri në 1998 ka punuar në Ministrinë e Legjislacionit dhe Reformës. Kulmi i karrierës së tij është në vitet 1999 - janar 2008, kur ka qenë gjyqtar në Gjykatën Evropiane në Strasburg. Traja ka qenë disa herë i përfolur si kandidat për president.
Artan Zeneli
Në CV e tij thuhet se e ka nisur karrierën në drejtësi në korrik 1991, ku ka qenë përmbarues në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë, dhe ka punuar deri në dhjetor të atij viti. Ndërkohë në periudhën dhjetor 1991 - maj 1992 ka qenë gjykatës në Gjykatën e Rrethit Krujë. Në 1992 ka qenë gjyqtar në Gjykatën e rrethit gjyqësor Tiranë dhe është larguar prej andej në vitin 1999 me dëshirën e tij. Brenda kësaj kohe në periudhën 1993-1995 ka qenë zv.kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Nga maji i vitit 1995 deri në maj 2001 ka qenë pedagog i jashtëm në lëndën e së Drejtës Procedurale Civile në Universitetin e Tiranës. Nga prilli i vitit 2002 e në vazhdim është anëtar i Këshillit Drejtues të Dhomës së Avokatisë, anëtar i Këshillit Drejtues të Dhomës Kombëtare të Avokatisë si dhe anëtar i Këshillit Drejtues të Radios dhe Televizionit.
Zamir Poda
Për herë të parë në sistemin e drejtësisë ka nisur të punojë në vitin 1976, kur ka qenë prokuror pranë Prokurorisë së rrethit Tiranë në sektorin e hetimit kundër pronës, ku ka punuar deri në vitin 1987. Nga ky vit deri në 1992 ka qenë prokuror në Prokurorinë e rrethit Tiranë. Nga viti 1992 deri në 1998, në CV e tij thuhet se ka qenë avokat në kryeqytet, ndërkohë që nga gushti i 1998 ka qenë anëtar i Gjykatës së Lartë. Për tre vjet kryetar i Kolegjit Civil. Nga maji 2006, Poda ka qenë gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë. Gjithashtu në CV-në e tij rezultojnë një numër i madh shkrimesh, artikuj, analiza, përkthime, publicistikë si librat “Pas Falkones”, “Krimi i Organizuar”, “Falkone jeton”, “Gjyqësori ky fajtor i madh”, “Krimi i organizuar transnacional”, “Toto Rina, rinia e Korleonezëve” etj.
Medi Bici
Nga 24 nëntori 1993 deri në 24 prill 1994 ka punuar si ndihmës gjyqtar në gjykatën e rrethit Tiranë. Në periudhën prill 1994 - shkurt 2004, për gati 10 vjet ka qenë gjyqtar në gjykatën e rrethit gjyqësor Tiranë dhe nga shkurti 2004 e në vazhdim është gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda po në kryeqytet. Në CV-në e tij thuhet se në provimin e majit 1999 të zhvilluar me të gjithë gjyqtarët e shkallëve të para në gjithë vendin, arriti rezultatin më të mirë. Gjithashtu në kontrollin e ushtruar në Gjykatën e Tiranës në vitin 2000 nga inspektorët e KLD-së dhe Ministrisë së Drejtësisë, ka qenë i vetmi gjyqtar i kësaj gjykate, që në mënyrë të shprehur në konkluzionet e kontrollit është vlerësuar për arsyetimin e vendimeve gjyqësore. Gjithashtu ka marrë pjesë në disa specializime në Zvicër, Danimarkë etj.
Altina Xhoxhaj
Që nga marsi i vitit 2006 e në vazhdim është anëtare e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Në periudhën gusht - shtator 1994 ka punuar si juriste në Drejtorinë e Organizimit dhe Kontrollit në Ministrinë e Drejtësisë. Nga shtatori i vitit 1994 deri në mars 1995 ka qenë pjesëtare e grupit hartues të Kodit Civil dhe Kodit Penal si dhe në Drejtorinë e Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë. Për një vit, deri në 1997 ka qenë përfaqësuese e Shqipërisë në Këshillin e Evropës, Komisioni i të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Lidhur me kualifikimet profesionale përmenden kurse 1-vjeçare në distancë për gjyqtare, të organizuar nga Komisioni Evropian, ku marrë ka diplomën me temë “Drejt modelit të gjyqtarit evropian”, ka mbrojtur temën “Drejt një kushtetute evropiane” etj.