Blofi i Rames me xhamine e Tiranes

Historia e tre viteve me pare ku qeveria dhe Keshilli Mysliman vendosen te ngrene xhamine ne gropen e Hajdine Sejdise dhe u refuzuan nga kryebashkiaku Rama. Blofi i radhes i xhamise se Tiranes
Tre vjet me pare ne fund dhjetor te vitit 2007 qeveria shqiptare i ktheu Komunitetit Mysliman Shqiptar gropen e Hajdine Sejdise ne formen e kompensimit per pronat e KMSH-se qe u grabiten nga diktatura. Ne ate kohe myftiu i Tiranes deklaroi se do te kerkonte leje ndertimi per te ndertuar xhamine kryesore te kryeqytetit por kjo gjeti refuzimin e kreut te Bashkise se Tiranes z. Edi Rama.
Biznesi Sejdia
Gropa e Hajdine Sejdise sot njihet si nje vend i shthurur si nje qender e prostitucionit ne kryeqytet por ne aspektin ekonomik eshte nje toke e lakmuar mu ne qender te Tiranes dhe direkt pas Pallatit te Kultures. Burime nga Komuniteti Mysliman Shqiptar deklaruan ne ate kohe se bashkia kishte kerkuar terthorazi qe te ndertonte nje parkim privat nentokesor nen xhamine ne Gropen e Hajdin Sejdise kerkese kjo qe natyrisht ishte refuzuar nga KMSH dhe kishte sjelle bllokimin e projektit te xhamise se kryeqytetit.
Tre vite me vone pikerisht ne te njejtin vend kryebashkiaku Rama deklaroi se ka ndermend te dhuroje nje xhami per myslimanet shqiptare nje bllof i radhes per shume nga anetaret e KMSH-se. Dje burime nga ky komunitet u shprehen skeptik per standard ne lidhje me deklaraten e kryebashkiakut Rama. Sipas tyre nje deklarate e tille ishte bere edhe pak muaj perpara vendimit te tij per te bllokuar zonen e xhamise pikerisht perpara zgjedhjeve lokale te vitit 2007.
Votelakmia
Ne prag te zgjedhjeve edhe atehere sikurse edhe sot z. Rama kishte premtuar realizimin e kerkeses se kahershme te Komunitetit Mysliman Shqiptar dhe te vete myslimaneve te kryeqytetit per ndertimin e xhamise. Por tre vjet me pare ne kundershti me sa kishte thene ne fushate ai u be pengesa kryesore e realizimit te kesaj objektive.
Sot z. Rama kthehet me te njejten teze serish ne fushate duke bere edhe nje here skeptik anetaret e KMSH-se te cilet lusin Zotin qe kesaj here deklarata e z. Rama te jete e vertete.
Xhami ne teori
Shqetesimi i KMSH-se eshte pak a shume i njejte me ate te mazhorances e cila nepermjet ministrit te Puneve Publike Transportit dhe Telekomunikacionit z. Sokol Olldashi publikoi dy dite me pare maketin ku nuk percaktohet asnje xhami pas Pallatit te Kultures. N.q.s. shikoni mbrapa Pallatit te Kultures jane te parashikuara dy kulla nga 84 kate te cilat pavaresisht lartesise per cilindo njeri normal nuk ngjajne me minare ngjajne me kulla dhe ngjitur me to ne zonen e disko Albanias qe edhe kjo u lakua si zona e mundshme potenciale e ndertimit te xhamise ka nje qender tregtare. N.q.s. nuk mjafton forma e maketit per te kuptuar qe aty kemi te bejme me kullat 84 m te larta dhe me qender tregtare ne mund tu referohemi konkretisht dokumenteve te planit ndash kishte deklaruar z. Olldashi.
Inshallah
Xhamia e Tiranes eshte nje kerkese e kahershme e Komunitetit Mysliman Shqiptar e qe gjendet e fundit ne radhe pas realizimit te Katedrales Katolike dhe se fundmi te Katedrales Ortodokse ne qender te Tiranes. Bllokimi qe i ka bere here pas here ketij projekti kreu i Bashkise se Tiranes z. Edi Rama i ka bere besimtaret qe te jene skeptik sidomos kur premtimi vjen vetem pak kohe perpara zgjedhjeve lokale cka i perngjan votelakmise se politikaneve ne kesi periudhash. Inshallah ndash thote nje prej anetareve te KMSH-se te kontaktuar dje nga standard ndash Inshallah nuk eshte blofi i radhes.