E Shtunë, 31 Tetor 2026

O’Neill mbetet në Aston Villa

Martin O’Neill ka mohuar spekulimet rreth largimit të tij nga Aston Villa gjatë verës.

Së fundi thuhej se O’Neill është duke konsideruar të ardhmen e tij në klub, por menaxheri ka insistuar se planifikon të mbetet në Villa Park.

“Sigurisht se dua të mbetem. Pse duhet të mendoj ndryshe? Jam në një klub të shkëlqyeshëm dhe gjithçka është në vendin e duhur”, tha O’Neill për mediat angleze të shtunën. O’Neill erdhi në Aston Villa më 2006 pas pesë viteve të kaluara te gjiganti skocez, Celtic.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›