E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherri i të dehurve përfundon me një viktimë

Ngjarja e rëndë ndodhi sot në qytetin juglindor të Pogradecit, ky shtetas janë konflikuar me njëri-tjetrin, ngjarje e cila ka përfunduar me viktima.

 Sipas informacioneve më të fundit, bëhet e ditur se shtetasi Ilir Sietllari pasi u godit nga Florian Baçi u hodh në një kanal ku gjeti vdekjen. Menjëherë pas ngjarjes, policia bëri të ditur identitetin e viktimës, të cilën e transportoi për në morgun e qytetit. Shkak për këtë ngjarje tragjike është bërë sërish alkooli, ku në momentin e sherrit të dy personat ishin në gjendje të dehur.

Ky nuk është rasti i pari, që gjendja e dehur e individëve shkakton krimin më të rëndë atë të vrasjes. Ndërsa në raste të tjera, konsumimi i pijeve alkoolike shkakton dhunë ndaj anëtarëve të familjes dhe një sërë problemesh të tjera sociale.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›