Haiti, Hilari Klinton shpall planin e ndihmës të SHBA-ve
Klinton e dha këtë deklaratë gjatë vizitës zyrtare që ajo po zhvillon në shtetin i cili po kalon një nga katastrofat më të mëdha humanitare në historinë e njerëzimit. Së bashku me zonjën Klinton ishte edhe zyrtari më i lartë i Haitit, presidenti Rene Preval.Ndërsa presidenti haitian shprehu mirënjohjen e tij për ndihmën e jashtëzakonshme dhe gatishmërinë që ka shfaqur SHBA-ja për të përballuar pasojat e pallogaritshme të tërmetit biblik që përjetoi shteti ishullor i Paqësorit të Jugut. Gjithashtu Preval falenderoi presidentin Obama i cili vendosi për krijimin e një fondi nën kujdesin e dy ish-presidenteve, Bill Klinton dhe George W. Bush. “Inicitiva e presidentit Obama për të punuar mbi një fond ndihme nën e kujdesin e dy ish-presidentëve është një fakt që tregon mbështetjen e pashembullt të SHBA-ve”, pohoi Preval. Ndërsa vetë ish-zonja e parë, Hilari Klinton, rrëfeu planin e ndihmës që do të jetë i gatshëm për shtetin haitian për të përballuar situatën e post-tërmetit. Ajo pohoi se SHBA-të do të dërgojnë në Haiti me mijëra ushtarë, marinarë dhe vullnetarë për të ndihmuar popullatën e këtij vendi. Kontigjenti i parë i ndihmës në personel do të jetë javën e ardhshme. Sipas informatave pritet që rreth 7 mijë persona nga organizat qeveritare amerikane të vijnë të punojnë vullnetarisht në Haiti, për të lehtësuar dhimbjen e këtij kombi.