Blushi: Nuk humbën për faj të KQZ-së

Kandidati i PS-së Ben Blushi përballë gazetarëve në emisionin "Opinion" është shprehur se Partia Socialiste nuk humbi zgjedhjet për shkak të KQZ-së por për shkak të mungesës së kauzës së saj. "Ne shpresonin që do të kishim një qeveri autonome dhe nuk na duhej një koalicion" theksoi Blushi. Blushi gjithashtu theksoi edhe disa nga arsyet që pse dështoi e majta duke përmendur këtu edhe mosbashkëpunimi me LSI-në.
"Fatkeqësisht koalicioni i djathtë u tregua më shumë pragmatistik duke u bashkëpunuar me më shumë parti se PS-ja" theksoi Blushi. Sipas tij PS-ja ka humbur sepse ajo hyri në zgjedhje pa arritur të bashkojë të majtën ashtu siç kishte premtuar edhe Rama kur kishte marrë postin e kryetarit të kësaj force politike. Ai gjithashtu shtoi se LSI-ja nuk dha një garanci të madhe për bashkëpunim dhe gjuha e saj ishte mjaft e ashpër.
"Konfliktualiteti ka qënë i dyanshëm sepse nuk arritëm të kishim një raport besimi theksoi Blushi duke shtuar se raporti u vështirësua në 2007-ën më tepër mes Ramës dhe Metës. Blushi gjithashtu theksoi se programi i PS-së duhet të ishte më i qartë duke theksuar se ky program nuk kishte gravitet që ti jepte secilit një paraqitje që qeverisja e PS-së është e ndryshme dhe ka vision. Ndërsa pyetjes se nëse Rama duhet të dorëhiqet Blushi u shpreh se ai nuk duhet të japë dorëheqjen tani sepse administrimi i votës nuk ka mbaruar. Por sipas tij po të marrësh statutin Rama duhet ta respektoje statutin duke u dorëhequr.