Olldashi: Qeveria nuk po mban peng planin rregullues
TIRANË- Ministri i Punëve Publike ka thënë se qeveria nuk qeveria nuk e ka penguar zbatimin e planit rregullues për Tiranën. Reagimi erdhi pas deklaratës së bërë nga lideri socialist, njëherësh kryebashkiak i Tiranës, Edi Rama, i cili i konsideroi vendimet e KRRTRSH skandaloze dhe akuzoi qeverinë për zaptim të hapësirës së gjelbër të kryeqytetit.
"Plani rregullues thuhet se ka mbaruar në fund të shtatorit 2008, por ende nuk kemi asnjë gjurmë të këtij plani, me përjashtim të kioskës pa leje që u ndërtua për qëllime elektorale në sheshin Skënderbej", u shpreh ai.
Ai shprehu dhe qëndrimin e qeverisë për liqenin e Farkës. Në përgjigje të akuzës së Ramës se janë shkatërruar 34 hektare ullishte në Farkë, Olldashi tha se vendimi i dhënë dje për një zonë të Farkës është tërësisht në përputhje me studimin, nuk prek asnjë rrënjë ulli, por as shkurre.