E Shtunë, 31 Tetor 2026

Majkëll Xhekson përcillet në banesën e fundit

Në një ceremoni të ngushtë vetëm familjare, ku nuk u pranua askush nga fansat e ylli të muzikës, afro 200 pjesëtarë të familjes dhe miq të të ndjerit u pritën me tinguj të trishtueshëm pianoje në ceremoninë që u mbajt në një varrezë në të dalë të Los Angelos-it.

Mes të ftuarve ishin yje të kinematografisë e miq të Majkëllit, që nga Elizabet Tejlor e deri tek Macaulay Culkin, si dhe veprimtari për të drejtat civile, Al Sharpton.

Trupi i Majkëël Xheksonit tani prehet në një mauzoleum të madh prej mermeri, pranë disa prej emrave më të mëdhenj të Hollivudit.

Medias iu ofruan mundësi të kufizuara pasqyrimi të ceremonisë dhe dashamirësve e adhuruesve të këngëtarit iu kërkua të qëndronin larg varrezave.
 

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›