Blushi: Platforma ime për të majtën
Deputeti Ben Blushi, përballë një paneli të gazetarëve në "Ora News" sqaroi zhvillimet e fundit në Partinë Socialiste dhe shkaqet pse kampi rozë humbi në zgjedhjet e 28 qershorit. Megjithëse nuk e ka shpallur ende kandidaturën për kryetar në kongresin e jashtëzakonshëm të 29 gushtit, Blushi bëri me dije se ai dhe një grup brenda PS-së kanë një platformë për të majtën. "PS-ja nuk mund t‘i ikë detyrimit për të vazhduar aleancat e veta", u shpreh Blushi.
Duke folur për pozicionin e Edi Ramës në PS pas asamblesë, Blushi theksoi se "Rama nuk bëri asnjë betejë me Sali Berishën dhe kjo është një zgjidhje e tij. Në gjashtë muajt e fundit të fushatës nuk bëri një betejë me Berishën, duke iu shmangur asaj dhe vota e shqiptarëve u nda në mes së djathtës dhe së majtës. Në dy-tre zgjedhjet e fundit kanë votuar në mënyrë të ngjashme dhe i takonte liderit të PS-së të bënte diferencën në çastet e fundit".
Duke kërkuar largimin e kryetarit aktual të PS-së, Blushi theksoi se "nëse zgjedhjet humben, duhet të ndryshojë partia apo lideri?!". Lidhur me mungesën e kandidimit të kryetarit të PS-së në zgjedhje, Blushi u shpreh se e ka të vështirë të përcaktojë se çfarë efekti pati moskandidimi i Ramës. "Nuk e them dot se çfarë efekti pati. Nuk ka masë kjo gjë. Por mund të them se mund të ketë shtuar pasigurinë për zgjedhjet, pasi në fushatën tonë ka pasur shumë njerëz që ishin në marrëdhënie pune me shtetin dhe kanë lënë punën ditën e diel dhe shkuan në qendrat e votimit dhe sot, janë të gjithë të hequr nga puna. Komisionerët bënë një sakrificë, ndërsa komandanti i ushtrisë sonë duhet të sakrifikonte i pari", u shpreh ai. Lidhur me gabimet dhe arritjet e Blushit në katër vite opozitë, ai preferoi të tregohet edhe objektiv edhe subjektiv. "Në dy vitet e para të opozitës kam qenë shumë aktiv. Në 2007-ën na ndodhi një aksident politik kur gjashtë socialistë votuan Presidentin, por unë ika. Mund të mos e kisha bërë, por ika. Kisha marrë një vendim me veten time për të mos penguar grupin tim parlamentar dhe prandaj jam treguar më i tërhequr", tha ai.
Deputeti që kryesoi listën e kandidatëve në Korçë sqaroi se PS-ja kishte deficencat e saj për kandidatët në lista dhe shumë pikëpyetje, që nuk mund të ktheheshin në një klimë paqartësie përpara zgjedhjeve. Asambleja e mbledhur para disa ditësh pati një debat etik, ku u ballafaquan dy qëndrime që kishin si synim më shumë të ardhmen sesa të shkuarën e PS-së. "U ballafaquan me rezolutë dy qëndrime të ndryshme dhe me shumicë votash u votua rezoluta e zotit Rama", u shpreh Blushi. Sipas tij, u imponua qëndrimi për të mos bojkotuar Parlamentin dhe u kërkua se kush do të jetë kryetari i ardhshëm i PS-së për dy vitet e ardhshme. "Arsyet e humbjes lidhen me mënyrën se si ne hymë në fushatë me koalicionet tona", tha ai.
Pyetjes se a po lexohet kjo humbje në kampin rozë, Blushi iu përgjigj se ajo nuk po lexohet. "Sipas Ramës, asgjë nuk është bërë keq, gjithçka ka funksionuar në rregull, por këtë nuk e besoj, pasi është alibi personale e Edi Ramës", u shpreh Blushi.
Sipas tij, "qëndrimi që na ndan në asamble është se duhet të njohim humbjen edhe për shkaqet tona, apo nuk duhet ta njohim humbjen për shkaqe të tjera". Blushi theksoi se "nuk mund të flas në emër të askujt, nuk e di se çfarë vjen përtej kongresit. Statuti nuk e lejon rikandidimin e Ramës. Ai kërkon të rikandidojë, por teoria përtej së majtës dhe së djathtës nuk i dha PS-së votat që priteshin". Deputeti që kryesoi listën në Qarkun e Korçës vuri theksin te çështja se zgjedhjet, përveç diferencave në program, cilësisë së kandidatëve dhe liderëve, kanë taktikën e tyre. Por nëse Rama do t‘i fitonte zgjedhjet, a do të kishte Blushi kaq shumë kritika, por vula dhe firma për të ardhmen e PS-së do të vendoset në Kongresin e Jashtëzakonshëm të 29 gushtit.