E Diel, 1 Nëntor 2026

Balla: Berisha, pushtet me para dhe vota të vjedhura

Bazuar në deklaratat e pasurisë së familjes kryeministrore, Partia Socialiste deklaroi dje se përmes tyre përpara shqiptarëve u shfaq familja që vjedh. Deputeti i kësaj partie, Taulant Balla, konsideroi edhe një herë se u vërtetua që pushteti i Berishës është i vendosur me para dhe vota të vjedhura. Balla sulmoi djalin e Kryeministrit Berisha, Shkëlzenin, ndërsa përmendi edhe gruan e zëvendëskryeministrit, e cila, sipas tij, paguhet me gjashtë rroga në muaj.

"Sali Berisha dhe shpura e tij kanë shtuar pasuritë e tyre marramendëse, ndërsa lëvizjet financiare nga llogaritë e majmura të familjarëve dhe të oborrit të tij e kalojnë disa fish buxhetin e ndihmës ekonomike për të gjitha familjet shqiptare të marra së bashku".

Balla e etiketoi Kryeministrin Berisha si mashtrues, duke i kujtuar atij ////////////e deklaron se jeton në një pallat të vjetër, ndërkohë që gjithë qytetarët e dinë shumë mirë se ku banon ai, në një pallat luksoz. "Është e turpshme se si Sali Berisha vazhdon të shtiret si një varfanjak, vazhdon të shtiret që jeton në një apartament të vjetër të periudhës komuniste e që gjoja mbahet vetëm me pagën e tij dhe të bashkëshortes, ndërkohë që gjithë qytetarët e Tiranës e dinë mirë se ku banon Kryeministri, në një apartament luksoz në një pallat luksoz. Me kë tallet Sali Berisha? Me kë tallet ky njeri që nuk ka më mandat për të qeverisur shqiptarët?" - deklaroi Balla. Sakaq, ai i vlerësoi si qesharake transaksionet e kryera nga Sali Berisha. Balla vërejti se është i vetmi që lëvizjet financiare i ka pasur kryesisht në qindarka. "Sërish për vitin e kaluar ka deklaruar si pasuri shtesë të tij vetëm pagën e tij dhe të së shoqes. Në deklaratën e depozituar pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë, Sali Berisha rezulton të jetë i vetmi që lëvizjet financiare i ka pasur kryesisht në qindarka", nënvizoi deputeti i selisë rozë. Më tej, duke përmbledhur gjithë fenomenin, sipas Ballës ajo që i karakterizon të gjithë këta hajdutë është fakti që superpasuritë janë të regjistruara në emër të fëmijëve dhe bashkëshorteve.

"Kështu, Kryeministri ka për bir ndërmjetësuesin, apo siç thuhet në gjuhën e përditshme, sekserin më të pasur në Shqipëri. Ky ka deklaruar se shumat e mëdha që ka në llogaritë e tij i ka fituar falë ndërmjetësimeve. Në vitin 2008, duke punuar si sekser, ai thotë se ka fituar 82 882 euro", vijoi Balla.

Sakaq, referuar deklaratës së pasurisë së bashkëshortes së zëvendëskryeministrit Genc Pollo, Balla vuri në dukje se

është e vetmja grua që merr gjashtë rroga duke ndenjur në shtëpi. Ndaj deputeti i PS-së doli në përfundimin se kjo bandë që mundohet të mbajë pushtetin, me para dhe vota të vjedhura, nuk e mori mandatin për të riqeverisur. Përfaqësuesi i selisë rozë theksoi edhe një herë vendosmërinë e kësaj partie për t‘i shkurtuar mandatin kësaj qeverie ilegjitime. "PS-ja, së bashku me të gjithë qytetarët e ndershëm të këtij vendi, do ia shkurtojnë me çdo mjet demokratik ditët këtij pushteti ilegjitim, që pasurohet në kurriz të varfërisë së shqiptarëve", shtoi Balla.

Pak ditë më parë, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive publikoi rreth 500 deklarata të interesave private të zyrtarëve të lartë, bazuar në kërkesën e medias dhe të shoqërisë civile.

Reagimi

PD: Rama bën zhurmë se është humbës

Partia Demokratike deklaroi dje se akuzat e selisë rozë për familjen kryeministrore janë të pabaza, ndërsa kjo është një zhurmë që krijohet qëllimisht nga humbësi i këtyre zgjedhjeve, Edi Rama. Zëdhënësja e selisë blu, Erla Mëhilli, iu përgjigj me një gjuhë të ashpër deputetit socialist, Taulant Balla, duke i kujtuar ////kreut të PS-së se është humbësi i madh, /////////kryetari pa mandate i PS-së, duke lënë mënjanë pasuritë që ka nëpër Europë, apo ndërtimin e fshatrave turistikë në Spanjë, ndërtimin e qytezës së përbashkët me Delijorgjin apo 70% e lejeve të ndërtimit në Tiranë që ndan me Eftimët e tij, ////nxori për të komentuar pasuritë e Kryeministrit e familjarëve të tij i lidhur sipas saj me trafikantë, Taulant Ballën.

Llogaritë bankare, në emër të Liri Berishës

Deklaratat, çfarë pasurie ka familja kryeministrore

Për vitin 2008, Kryeministri Berisha ka kryer disa lëvizje të kryera në banka të ndryshme, të cilat në të shumtën e rasteve figurojnë në emër të bashkëshortes së Kryeministrit, Liri Berisha. Në formularin e deklarimit të pasurisë së Kryeministrit Sali Berisha është shënuar një shtesë në llogarinë në "Tirana Bank" në emër të Liri Berishës me vlerën +10.074 lekë. Një tjetër shtesë llogarie në emër të bashkëshortes Liri Berisha në të njëjtën bankë është në shumën +13 lekë. Një llogari në "Intesa San Paolo" në emër të Sali dhe Liri Berishës është pakësuar me -1 500 lekë. Gjendja e llogarisë në "Credins" në emër të Sali Berishës është shtuar me +5.824 lekë. Të ardhurat nga paga e bashkëshortes janë shënuar në shumën +406.735 lekë. Një tjetër pakësim llogarie në emër të Liri Berishës është shënuar me -300 lekë, ndërsa një tjetër llogari është shtuar me +897 lekë. Një llogari në emër të Sali Berishës ka shtuar +122.769 lekë, ndërsa një tjetër llogari është pakësuar me -776 lekë. Ndërsa i biri, Shkëlzen Berisha, rezulton të ketë tri deklarata pasurie në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Në deklarimin e fundit për vitin 2008, Shkëlzeni ka deklaruar se në llogarinë rrjedhëse të "Intesa San Paolo" ka në gjendje shumën 84,659.67 euro. Të shtuara gjatë vitit 2008 janë shënuar 82,882.80 euro, ndërsa janë pakësuar 7750.85 euro. Ndërsa vajza e Kryeministrit, Argita, ka deklaruar diferencën e llogaritur mbi gjendjen e llogarisë në "Emporiki Bank" deri në 31.12.2008 me vlerën +9069 USD dhe +11227.41 euro.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›