Blushi Pse PS-ja deshtoi ne 2009-en

Anëtari i kryesisë së Partisë Socialiste Ben Blushi, në analizën bërë mbi të majtën dhe filozofinë që e udhëheq atë, ndalet në mënyrë të veçantë tek, shkaqet që sollën humbjen e forcës politike që përfaqëson, në zgjedhjet politike të vitit 2009. Për Blushin, dështimi elektoral nuk duhet parë thjesht dhe vetëm tek kutitë, por tek mënyra se si u soll Partia Socialiste me zgjedhësit.
“Në vitin 2009, ne i humbëm zgjedhjet. Shumë thanë se shkaqet ishin në kuti. Unë thashë se ka shkaqe edhe jashtë kutisë. Njëri prej tyre ishte mungesa e identitetit tonë. Thënë ndryshe, donim të kalonim kufirin e zgjedhjeve pa pasaportë. Çfarë ishim ne në vitin 2009? As të majtë, as të djathtë. As me pasurinë, as me varfërinë. As me tregun, as me shoqërinë. As me punën, as me kapitalin. As me të fortët, as me të dobëtit. As me fshatin, as me qytetin. As me të rinjtë, as me pleqtë. Në përgjithësi nuk mundëm të dallonim veten nga partitë me të cilat konkurronim. Natyrisht që edhe votat tona nuk do dallonin nga ato të të tjerëve. Prandaj nuk kam asnjë drojë ta them se nuk kemi qenë të majtë. Në bindje. Dhe në dukje, me sa duket”-tha ai.
Ben Blushi shpreh kriticizmin e tij në mënyrën sesi është ndërtuar e majta shqiptare. Sipas tij, në Shqipëri dikush konsiderohet socialist, e për pasojë i majtë, vetëm kur del kundër Sali Berishës.
“Si ka mundësi që e majta nuk fiton më këtë kontekst ekonomik dhe shoqëror?” Kjo nuk është një pyetje, që më bëhet vetëm mua. Por përgjigjja më e lehtë dhe më trishtuese që shumë njerëz i japin kësaj pyetjeje, është se nuk ka të majtë. Por për fat, askush nuk më pyet më prej disa kohësh. Kjo do të thotë se shumica janë bindur se ne jemi të majtë. Janë të bindur se të jesh socialist, je edhe i majtë. Kjo është mirë për ne, por jo për ata. Por, po të më pyesnin, do të thosha jo. Nuk jemi ende të majtë. Ne dukemi të majtë, për shkak se Sali Berisha pretendon se është i djathtë. Dhe, duke qenë kundër tij, perceptohemi si të majtë. Por meqë Sali Berisha nuk është i djathtë, as ne nuk jemi të majtë. Por edhe kjo nuk është arsye”theksoi zyrtari i lartë socialist
Zyrtari i lartë socialist, sheh një mundësi të artë për Partinë Socialiste për të fituar garën e ardhshme elektorale. Në këtë analizë, ai këshillon lidershipin partiak, duke thënë se aleanca dhe afrimi me shtresën e mesme të shqiptarëve, do të jetë çelsi i suksesit.
“Nëse e majta lind nga të varfrit, të mesmit lindin nga e majta. Është presioni që e majta ka bërë historikisht mbi të pasurit, që ka krijuar shtresat e mesme. Kjo shtresë është produkti kryesor i së majtës. Nëse të mesmit ekzistojnë, d.m.th. që e majta ka pasur ndikim në kohëra. Një shoqëri jeton mirë kur ka pak të varfër, shumë të mesëm dhe pak të pasur. Të mesmit nuk janë të pasur të varfëruar, por janë të varfër të pasuruar. Ata janë të varfër, që s’janë më. Ata garantojnë paqen me mallra, furnizojnë institucionet me tru, mbajnë qytetet me taksa dhe shkaktojnë rrotacionet me ndikim. Pa ata, ka më pak të pasur. Pa ata, ka më shumë të varfër. E djathta i sheh si shërbëtorë, sepse ata merren kryesisht me shërbimet e imëta. E majta i sheh si të pasur. Të dyja e kanë gabim. E majta, ndoshta edhe më shumë. Sepse të luftosh me aleatin, është më keq se të luftosh me kundërshtarin. Del më i dobët. Dhe rrezikon edhe betejën e ardhshme. Në fund kam edhe një pyetje. Jo për vete. A ia vlen ta fusësh elefantin në shishe? Pa dyshim. Po kjo nuk do të thotë të ndërrosh shishen. Do të thotë të ndërrosh elefantin”- është shprehur Blushi