Kryeparlamentarja Topalli takim diplomatin holandez
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli në një takim me Drejtorin e Drejtorisë për Evropën në Ministrinë e Jashtme të Hollandës, Zhak Luis Verner, theksoi domosdoshmërinë e heqjes së imunitetit. Zonja Topalli u shpreh se çdo kohë e humbur në këtë drejtim është e pajustifikueshme nga opozita. Më tej kryeparlamentarja theksoi se reformat e zhvillimit ekonomik dhe Integrimi evropian janë dy shtyllat e axhendës së parlamentit dhe plotësimi i 12 rekomandimeve të BE, kusht për statusin kandidat, është program pune i përditshëm për të gjitha institucionet shqiptare. Nga ana e tij zoti Verner vlerësoi hapat inkurajuese që Shqipëria dhe institucionet kanë bërë për integrimin evropian dhe garantoi mbështetjen e vendit të tij, në rrugën e plotësimit të standarteve.“Mentalitetit dhe dëshirës së shqiptarëve për të qenë pjesë e BE, duhet t’i përgjigjet me të njëjtin vullnet dhe klasa politike në vend”, theksoi diplomati hollandez, i cili tha se prioritet është forcimi i shtetit ligjor.