Gramoz Ruci flet gjuhen kineze
Takimi i kryetarit të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, njëherësh kreu i grupit parlamentar të saj, Gramoz Ruçi me anëtarin e Byrosë Politike të Partisë Komuniste të Kinës dhe Sekretar i Parë i Partisë për Pekinin zotin Liu Çi, vjen pak kohë pasi kryesociailsti Edi Rama, përqeshi thirrjen e kryeministrit Sali Berisha për tu afruar më shumë me Republikën e Kinës. Thirrjes së kryeministrit që gjuha kineze të bëhet pjesë e programit mësimor në vend, si njënga gjuhet e dyta, Rama iu përgjigj duke ironizuar : “Të mësojmë kinezçen për të shpëtuar”. Deklarata e tij u pasua edhe me këngë e fjalime të deputetëve socialistë në sallën e Kuvendit.
Kjo përqeshje e liderit opozitar është pak të konsiderohet si një lajthitje diplomatike.
Kina vlerësohet si vendi që njeh veçse rritje ekonomike, ndërkohë që Europa është e mbërthyer nga kriza. Pak javë më parë, Presidenti i Bashkimit Europian, Herman Van Rompuj dhe kreu i Komisionit Europian Joser Barroso, në vizitën zyrtare që zhvilluan në Kinë, i kërkuan asaj ndihmë, që Europa të kapërcejë krizën e thellë ekonomike.
Po ashtu, lider europianë kanë vizituar Kinën. Kancelarja Angela Merkel, në shkurt të këtij viti zhvilloi nëj vizitë zyrtare në Kinë, ku ndër të tjera bisedoi mbi situatën ekonomike në Europë. Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar Kristinë Lagard, aktualisht po viziton Kinën, ku fokusi padyshim është gjenjda ekonimike.
Nisur nga këto, qeveria shqiptare e konsideron Kinën si një ndër partnerët e rendësishëm për strategjinë e zhvillimit ekonomik të vendit. Vitet e fundit është rritur ndjeshëm niveli i investimeve nga pala kineze dhe po ashtu niveli i shkëmbimeve tregtare. Mirepo, Rama, për fatin e tij të mirë ose të keq, nuk ishte në Shqipëri dhe nuk mundi të takojë zyrtarin e lartë kinez. Por nëse do të ishte, çfarë do të thoshte? Me siguri ndonjë batutë në gjuhën kineze, që do e kishte mësuar nga ndonjë prej deputetëve socialistë, që pas deklaratave të Kryeministrit, vrapuan të lexonin dacibaot e vjetra.