E Shtunë, 31 Tetor 2026

Integrimi Komiteti i Stabilizim Asocimit apel per kryerjen e reformave

Tirana dhe Brukseli u mblodhën në kryeqytetin shqiptar më optimistë së më parë ne Komitetin e Stabilizim Asociimit. Marrëveshja e 14 nëntorit dhe progresi i arritur deri tani në përmbushjen e 12 prioriteteve kyçe për statusin e vendit kandidat u përcolll me nota pozitive në nisje të këtij takimi dyditor, nga ministrja e Integrimit Bregu, ambasadori i BE Sekui dhe drejtori për Ballkanin Perendimor në Drejtorinë e zgjerimit të BE, Piere Mirel. Përfaqësuesit e BE uruan që Shqipëria t’ia dëlë të përmbushe reformat në mënyrë që vendit të marrë statusin e kandidatit në 100 vjetorin e pavarësisë së saj.
Ata konstatojnë se zhvillimet janë shumë pozitive, por konsesusi për integrimin duhet të vazhdojë, për çka dhe ministrja Bregu shprehu besimin e saj.
"Shqipëria ka bërë progres solid në përmbushjen e disa sfidave, rekomandime të Komisionit Europian në adresimin e prioriteteve kyçe dhe do të doja të përgëzoja punën mbi planin e veprimit. Ne besojmë ne kapacitetin e Shqipërisë për të permbushur ato sfida që parashikon interesi juaj kombëtar, përmes dialogut dhe veprimeve konkrete”, u shpreh Sekui.
Nga ana e tij, Mirel vuri në dukje se “integrimi europian është projekti juaj kombëtar, i cili bëhet më i rëndësishëm këtë vit që ju keni 100 vjetorin e Pavarësisë së vendit. Për këtë projekt kombëtar që të jeni të suksesshëm, nuk mjafton vetëm përmbushja e reformave. Diçka më e rëndësishme se kjo është konsensusi, konsensusi kombëtar. Dhe që ky konsesus të jetë i qëndrueshëm me rezultatet pozitive, duhet dialog dhe gjithëpërfshirje politike. Kemi parë muajt e fundit zhvillime shumë pozitiv, në nëntor marrëveshja dhe deri tani puna në komisionet parlamentare për reformat. Është zhvillim shumë pozitiv të shohësh që konsesusi për integrimin po përkthehet në arritje dhe reforma konkrete”.
12 prioritet e BE-së dhe gjithçka që ka lidhje me kriterin politik dhe atë ekonomik, për  marrëveshjen stabilizim ascoiimit, diskutohet me detaje përgjatë dy ditëve. Ministrja e Integrimit informoi palën europiane se plani i veprimit pritet t’i dorëzohet së afërmi Brukselit pasi të miratohet nga qeveria shqiptare. Plani i rishikuar i veprimit ka dhe firmën e opozitës, e angazhur përmes komisionit parlamentar të integrimit kryesuese e të cilit është. Zonja Bregu shprehu dhe një herë vullnetin e ritheskuar së fundmi nga mazhoranca qeverisëse për heqjen e imunitetit të zyrtarëve të lartë si një ndër kushtet kryesore për luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›