E Diel, 1 Nëntor 2026

‘Poli i Lirisë’ hap fushatën. Shehi: Qytetarët të votojnë

Koalicioni “Poli i Lirisë” ka çelur sot zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Kreu i LZHK-së Shehu, partia e të cilit është pjesë e këtij koalicioni, ka kërkuar shqiptarëve të votojnë për të sjell ndryshimin. 

TIRANE- Koalicioni “Poli i Lirisë” ka çelur sot zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Kreu i partisë Lëvizja Kombëtare për Zhvillim, Dashamir Shehi në fjalën e tij e ka vënë theksin në vendimin për të ndryshuar, pasi sipas tij këto 18 vite kemi qëndruar në një rreth vicioz qeverisës.
“Kemi mundësi të zgjerojmë lirinë tonë, u nisëm 18 vite më parë për të krijuar një shtet dhe demokraci që funksionon, një shet jo autoritarë, por arbitër i të drejtave tona”- tha Dashamir Shehi.
Shehi është shprehur gjithashtu se koalicioni në të cilin bën pjesë edhe partia e tij do të punoj për interesat e shqiptarëve, duke riformuluar sistemin arsimor, duke paguar mjekët. Gjithashtu Shehi ka premtuar se ky koalicion do të zgjidh edhe çështjen e pronave
“Jemi këtu për të përcaktuar në mënyrë definitive çështjen e pronës, pasi ajo është në thelb të shtetit të së drejtës dhe ekonomisë së tregut”- tha Shehi.
Kreu i LZHK-së, Shehi, i ka kërkuar të gjithë shqiptarëve të dalin të votojnë për të sjellë demokracinë e munguar këto 18 vite sipas tij.
“Me 28 o hapet një faqe e re ose mbyllim fare demokracia, unë do ju ftoja të dilni të votoni, duke i dhënë një leksion shumë të madhe këtyre që drejtojnë sot”- theksoi kreu i LZHK-së Shehi në fjalën e tij. (a.r/balkanweb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›