E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blushi:Javën e parë të marsit hyj në Kuvend

Deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi ka deklaruar pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS-së se do të hyjë në Kuvend javën e parë të muajit mars.
"Javën e parë të marsit futem në Parlament. Kjo si shprehje e lirisë sime individuale", u shpreh ai. Sipas Blushit, bojkoti është një strategji e gabuar, e cila deri më tani dëshmoi se nuk pati sukses.
Ben Blushi ka deklaruar se kryesocialisti Rama nuk u prononcua në lidhje me bojkotin gjatë fjalës së tij në Asamble.
Më herët, në fillim të punimeve të Asamblesë së PS-së, deputeti Ben Blushi ka kërkuar që pas përmbytjeve të diskutohet edhe bojkoti që deputetët e PS-së i kanë bërë Kuvendit.
Nëse nuk hyjnë në Kuvend deri më 7 mars, deputetëve të PS-së u digjen mandatet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›