Prifti: Në Asamblenë e PS, akuza të pabaza

Ministri i Ekonomisë dhe Energjitikës, Dritan Prifti ka reaguar pas akuzave që u bënë ndaj tij në Asamblenë Kombëtare të PS-së, si një nga përgjegjësit kryesor për përmbytjet në veri. Prifti tha se në Asamble u bë një monolog shpifjes. "Në Asamble u bë një monolog shpifjes. U thanë akuza të pabazuara për punën e atyre që kanë bërë menaxhimin e situatës në veri", pohoi ministri.
Sipas tij, të dhënat e përdorura në asamblenë e PS-së nuk janë konfidenciale, por janë të dhënat që janë bërë publike nga grupi i punës që ka bërë menaxhimin e situatës. Ai theksoi edhe një herë ftesën ndaj Ramës për një debat publik. "Unë kam ftuar Ramën në debat për të sqaruar ballë për ballë këtë çështje, për t'i thënë gjërat si janë ", shtoi Prifti. Minisitri i Energjitikës hodhi poshtë akuzën e deputetit të PS-së, Erjon Braçe i cili në Asamblenë e PS-së pohoi se janë fshehur të dhënat për HEC-et në datën 27 dhjetor. Prifti shtoi gjithashtu se në Asamble u shpif për mos ngritjen e komisionit. "Kam ngritur grup pune më 8 nëntor. Kam paralajmëruar situatën në 26 dhjetor. 27 dhjetorin e ka fshehur Braçe. Më 27 dhjetor prurjet kanë shkuar mbi 1100 metër kub në sekondë", theksoi ai.
Ministri foli edhe për akuzat ndaj tij se ka qenë në udhëtim jashtë shtetit në një kohë kir situata në veri ishte shumë e vështirë. "Bileta e publikuar në media është e falsifikuar.Kanë falsifikuar oraret dhe klasin. Kam qenë në Turqi, por i kam dhënë porosi zvëndëskryeministrit kur s'kam qenë në Shqipëri për menaxhimin e situatës.
Kam qenë në Turqi për arsye familjare shëndetësore", shpjegoi ai.