E Diel, 1 Nëntor 2026

Blutë në akth, Mërgjyshi s’do fjalë merkatoje

Dinamo është totalisht e përfshirë nën ethet e merkatos, pasi mungesa e stabilitetit të financave në klub, ka bërë që thuajse të gjithë lojtarët të shohin për alternativa më të mira. E në fakt janë të shumta fjalët që e shohin Vilën e Orelesin te Skënderbeu, Allmuçën te Flamurtari apo Pishën e Martinenën te Vllaznia. Megjithatë, në këtë moment shumë të vështirë për historinë e klubit blu, trajneri Artan Mërgyshi u ka kërkuar lojtarëve të tij që të heqin dorë nga celularët dhe bisedat me presidentët e klubeve të tjerë dhe të fokusohen vetëm në stërvitje dhe ndeshjen e rëndësishme të së enjtes kundër Besëlidhjes. Mërgjyshi i druhet shumë shpërqëndrimit të lojtarëve, të cilët tanimë e kanë mendjen vetëm të bëjnë gati valixhet dhe tëp resin telefonatën e parë që do t’u siguronte një fanellë të re. “E kuptoj që lojtarët kanë në mendje vetëm të largohen për të gjetur më mirë. Është e natyrshme që unë nuk i pengoj dot, por do t’u kërkoja vetëm një gjë: të fitojnë edhe ndeshjen me Besëlidhjen dhe pastaj të ndërmarrin gjithçka që duan. Është një situatë shumë e vështirë, pasi imagjinoni pak një trajner që kërkon të motivojë një grup lojtarësh që nuk e ka mendjen te stërvitja, port e melodia e celularit,” tregon Mërgjyshi para stërvitjes së ditës së djeshme.

Dinamo, kampionia e sezonit të shkuar dhe një nga pretendentet më serioze deri në përfundim të fazës së parë, e pa tokën t’in shembej nën këmbë. Natyrisht që shumë ka ndikuar transferimi nga Ministria e Rendit te MTKRS, por këtu faj kanë edhe drejtuesit, që ndryshe nga sezonet e shkuara, këtë vit i kishte përfshirë një valë moskorrektësie në paga, duke e futur Dinamon në grupin e atyre skuadrave që kanë patur vonesa të dukshme në shlyerjen e pagesave të lojtarëve. Humbja e finales së Kupës së Shqipërisë, ishte goditja e radhës e rëndë për ambientin blu, që mund të përballet me “tërmetin” e madh nëse humbet ndaj Besëlidhjes.

Shkumbini-Mamurrasi në Durrës,

Dinamo-Besëlidhja në Kavajë,

Federata ka përcaktuar edhe ditët, vendin e zhvillimit si dhe oraret e ndeshjeve play-out. Kështu, Shkumbini-Mamurrasi është programuar që të luhet nesër në orën 16:00 në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit. Një ditë më pas do të zhvillohet edhe sfida e dytë play-out, ajo mes Dinamos e Besëlidhjes. Blutë dhe lezhjanët do të ndeshjen në stadiumin “Besa” të Kavajës në orën 16:00. Shkak për spostimin e kësaj ndeshjeje është bërë impenjimi i Dinamos në Kupën e Shqipërisë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›