E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy projektet në garë për Bulevardin e Tiranës

 Kompanitë “GrimshaW” dhe “DAR” morën nga juria vlerësime të barabarta për masterplanet e paraqitura.  Njëra prej kompanie do ta zgjasë Bulevardin “Zogu I” nga Stacioni i Trenit deri tek Lumi i Tiranës, në drejtim të zonës së Paskuqanit. 

“Përzgjedhja e mastreplanit fitues, gjatë ditëve në vijim do të bëhet duke përfshirë në vendimmarrje përmes konsultimit publik, dëgjimit të zërit të qytetrëve të Tiranës, të gjithë grupet e interesuar dhe partnerët tanë, të cilët me besimin që kanë në këtë qytet, janë të vendour të bëjnë investime serioze, në këtë aks zhvillimi”, tha kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha, njëkohësit kryetari i jurisë. 

Kryebashkiau deklaroi se “ky projekt është shumë i madh dhe fillimi i tij është tepër urgjent dhe prek interesat e të gjitha brezave të qytetarëvë të Tiranës”. Ndërsa dilema për masterplain fitues, pritet të zgjidhet në ditët në vijim.

Studio “DAR”, një nga studiot e para për planifikimin, hartimin dhe zbatimin e projekteve të zhvillimit në Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Azi  që në fillim vitin 1956, me masterplanin e saj, parashikon se Tirana në vitin 2020 mund të ketë rreth 1 milionë banorë. Ndaj mundësia e këtij projketi dhe prioritet kryesor është se si të kontrollohet rritja urbane. Për këtë  mundësia që kjo studio propozon, për Tiranën e veriut, është që të zgjerohet qendra. Ky projekt i punuar nga 25 ekspertë, sheh me kujdes çështjet demografike dhe ato ekonomike.  Imazhet tregojnë një mundësi për Tiranën që ajo të jetë e gjelbër.

Parashikohet që Bulevardi do të ketë dy parqe liqenorë. Përsa i përket lumit, “DAR” e sheh atë si një mundësi më shumë për biznesin që të shtrihet përreth tij duke i dhënë kësaj zone një dimension ekonomik. “GrimshaW", e hapur në vitin 1980 nga Nicholas GrimshaW, një nga pionieret e arkitekturës me teknologji të lartë, me masterplanin e saj parashikon që Tirana të jetë  si një qytet me elemente kulturor,  duke u fokusuar në cilësitë e Bulevardit dhe në mënyrën e konceptimit të tij.

Elementi kryesor është se si është Tirana sot, duke synuar në rritjen e mirëqenies së rrugëve,duke e kthyer  Tiranën në një qytet të ri, me më shumë gjelbërim. Elementi dytësor janë institucionet publike, ndërtesat kryesore që është  edhe vendi ku fokusohen qytetarët. Tjetra është shtrirja deri ne Paskuqan, një zonë bujqësore e kulturore , duke i dhënë asaj gjelbërim, ndërtesa të vogla dhe shndërrimin e saj në një qytet. /Start/

                                                                                             2012-03-09 15:01
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›