E Diel, 1 Nëntor 2026

Boas lëshon sfidën: Të fitojmë Champions

Çelsi ka nisur turin aziatik, ku do të zhvillojë fazën përgatitore në prag të sezonit të ri ku kërkon të kthehet te suksesi në kampionatin anglez dhe Ligën e Kampioneve. Ndalesa e parë e Bluve të Londrës ka qenë Malajzia nga ku tekniku Andres Vilas-Boas ka shprehur të gjithë optimizmin se në drejtimin e tij skuadra do të arrijë të trimfojë në Premier Ligë dhe në Champions. “Çelsi bën pjesë tek ato skuadra që e nisin sezonin me objektiva madhore siç është titulli në kampionat dhe në Europë. Edhe në këtë sezon nuk ndryshon asgjë. Në vitet e fundit skuadra ka luajtur në gjysmëfinale dhe finalet e Champions, ndërsa besoj se tani ka ardhur koha që ky trofe të jetë i yni”, ka thënë Villas-Boas, i cili në pankinën e Çelsit zëvendësoi Karlo Ançelotin, pas një karrierë të shkëlqyer me Porton.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›