Daniele De Rosi joshet nga Siti
Mesfushori i Romës, Daniele De Rosi, mund t’i braktisë verdhekuqtë pasi Mançester Siti po e josh atë me një ofertë prej nëntë milionë eurosh në sezon. 27-vjeçari aktualisht fiton katër milionë euro në sezon, ndërsa Sky Sport Italia njofton se ai mund të përfitojë edhe pesë të tjera nëse pajtohet të nënshkruajë për ‘pasanikët’ e Premier Ligës. Megjithatë, De Rosi konsiderohet si shtyllë e taktikave të trajnerit të ri të Romës, Luis Enrike, ndërsa presidenti i klubit, Thomas DiBenedeto, ka deklaruar se do të bëjë gjithçka për ta mbajtur atë në skuadër