Maicon mbetet në Inter

Nga Express më 19 korrik 2011 në ora 19:19
Mbrojtësi i djathtë i Interit, Douglas Maicon nuk do të largohet nga klubi gjatë këtij afati kalimtar të verës, ka bërë të ditur menaxheri i tij, Antonio Caliendo.
Ylli brazilian spekulohej se mund të braktisë Nerazzurrët pasi kërkohet nga ish-trajneri i tij, Jose Mourinho në Real Madrid.
Por, Caliendo insistoi se klienti i tij do të mbetet në Giuseppe Meazza.
“Nuk besoj se do të largohet nga Inter. Përderisa nuk merr ndonjë ofertë me vlerë të lartë, nuk besoj se Interi do ta shesë”, tha Caliendo për SportItalia.