Josa i qartë: Shkojmë për t’u kualifikuar
Trajneri i Vllaznisë, Mirel Josa, ka besim se rezultati 0-0 i ndeshjes së parë është dukshëm favorizues për skuadrën e tij
Me më shumë mundësi se skuadrat e tjera shqiptare për t’u kualfikuar nëurin e tretë të Ligës së Europës, Vllaznia do të kërkojë të shfrytëzojë të gjitha shanset në ndeshjen e kthimit kundër zvicerianëve të Thun. Barazimi 0-0 në “Loro Boriçi” për sfidën e parë e bën trajnerin e skuadrës shkodrane, Mirel Josa optimist për ndeshjen e së enjtes. Tekniku shprehet se Vllaznia do të japë maksimumin për të vazhduar aventurën europiane. “Është një ndeshje që pavarësisht se është trumbetuar shumë për të shkuar skuadra, për të fituar etj, ne do të shkojmë të luajmë futboll dhe të kemi parasysh shumë mirë që komplet presionin e ka skuadra e Thunit, sepse rezultati 0-0 për një skuadër që udhëton është favorizues”-tha Josa. Sa i përket anës teikjnike të ndeshjes, trajneri Josa i ka të qarta idetë. Ai e njeh mirë kundërshtarin, ndërsa skuadra e tij mund të zbresë në fushë me një modul krejtësisht sulmues. “Pavarësisht se luajmë në Zvicër dhe me një skuadër që ka filluar kampionatin para dy ditësh, duhet të themi që do të bëjmë ç’është e mundur që të paktën të kemi një shans të mirë për të vazhduar”-theksoi ai. Nëse Vllaznia kualfikohet, atëherë në turin e tretë të Ligës së Europës do të përballet me skuadrën italiane të Palermos.
Për mesfushorin kosovar, Ilir Nallbani ndonëse nuk është duke spikatur ashtu siç jemi mësuar ai beson tek një sukses në ndeshjen e kthimit. Përsa i përket lojës shkatërruese Nallbani nuk ka nevojë shumë për koment. Por shumë herë jemi mësuar që të marrë dhe aksione personale që në të shumtën e rasteve ka arritur të shënojë. Po ashtu dhe gjuajtjet potenten nga distanaca janë një armë e fortë. Nga këto dy të fundit nuk kemi parë në tri ndeshjet e deritanishme në Europa Ligë. Gjithsesi, kosovari beson tek forma e tij dhe tek grupi për të bërë të mundur përballjen ndaj Palermos. “Po të ndalemi tek ndeshja e parë që kemi zhvilluar në Shkodër mund të them se Thuni ishte një skuadër e fortë, por jo ndonjë skuadër për të habitur apo për të të vënë para. Ishte një skuadër që në momente të veçanta të vinte në shumë siklet, por ishte edhe një skuadër që me pak presion më shumë nga ana e jonë mund edhe të përfitonim. E rëndësishme që është që si neve ashtu edhe atyre i duhet për të shënuar për të qenë në turin tjetër. Ne duhet të jemi më të qetë në këtë drejtim, pasi ne nuk kemi më çfarë të humbin por luajmë për të bërë historinë e këtij klubi për një kalim në turin tjetër. Nisur edhe nga takimi i parë u shikoj shanset e barabarta për të dy skuadrat për të qënë në turin tjetër. E rëndësishme është që ne në Zvicër të mos shkojmë si inferior, por siç e treguam dhe këtu të luajmë si të barabartë, pavarësisht disniveleve që mund të kenë futbollet e dy vendeve. Jam optimist se po të bejmë maksimumin dhe të jemi në 100% të formës sonë mund të kalojmë”.