E Shtunë, 31 Tetor 2026

Boateng e do Ronaldon në Milan

Nga Express më 24 prill 2011 në ora 12:32

Mesfushori i Milanit, Kevin Prince Boateng shpreson se klubi mund t’i plotësojë dëshirën e tij të luajë së bashku me Cristiano Ronaldon. Ylli i Real Madridit së fundmi spekulohej me ardhje në gjigantin italian, pasi presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, shprehu admirimin e tij për reprezentuesin portugez.

Tani edhe Boateng ka bërë të njëjtën gjë, duke theksuar se shpreson të luajë përkrah Ronaldos sezonin e ardhshëm.

“Më pëlqen si futbollist në fushë dhe jashtë saj”, tha Boateng për të përditshmen sportive italiane La Gazzetta dello Sport.

“Ai është i veçantë. Së bashku me Lionel Messin, ata përfaqësojnë futbollin në 360 shkallë. Çka admiroj më së tepërmi rreth tij është aftësia të ballafaqohet me presion. Nëse do të vinte në Milan, do të isha i lumtur”, përfundoi ai. Megjithatë, konsiderohet e vështirë mundësia që Real Madridi të lejojë largimin e futbollistit më të vlefshëm të tij, derisa synon të rrëzojë Barcelonën nga kreu i La Ligas sezonin e ardhshëm. Lideri i Serie A, Milan është në rrugë të mirë të fitojë Scudetton këtë sezon.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›