E Diel, 1 Nëntor 2026

Boboshtica Omonia Nuk demtuam varret

Organizata Omonia ne Korce ka dale me nje reagim zyrtar per here te pare pas publikimit te skandalit te varrezave te Boboshtices.

Kreu i Omonias ne Korce Naum Disho ka pranuar publikisht se jane kryer punime te cilat kane nisur rreth nje muaj me pare por ai ka hedhur poshte akuzat per dhunimin e varrezes se fshatit.

Disho eshte shprehur ne deklarate se jane kryer punime per pastrimin e parceles dhe per ndertimin e platformes dhe te nje rrugice betoni por sipas tij gjate ndertimit nuk jane kryer germime.

Kreu i Omonias ka mohuar edhe ekzistencen e eshtrave duke e quajtur kete nje produkt te medias dhe individeve tendencioze.

Para 1 muaji jane kryer punime ne 3 parcela per nje platforme dhe nje rrugice qe kalon mes tyre dhe nuk eshte bere asnje dhunim. Ato lajme jane sajime te individeve tendencioze. Ne kemi respektuar ndjenjat humanitare ka deklaruar Disho.

Reagimi i Omonias nuk ka lene jashte vemendjes djegien e kurorave te vendosura ne nderim te ushtareve greke. Omonia ka shprehur indinjaten per kete akt duke e cilesuar si veprim te qellimte qe cenon marredheniet mes dy shteteve.

Organizata Omonia dega Korce denon djegien e kurorave te ushtareve greke. Keto jane veprime qe demtojne marredheniet e mira shqiptaro-greke. I ftoj te gjithe per me shume bashkepunim dhe mirekuptim ka shtuar Disho.

Kryetari i Omonias nuk ka pranuar ti pergjigjet pyetjeve te gazetareve lidhur me dhunimin e varrezes lejen per ndertimin e memorialit dhe se nga kush eshte mbeshtetur investimi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›