Gazeta e BE Pa viza para Krishtlindjeve

Ministrat e Brendshem te vendeve anetare te Bashkimit Evropian pritet te votojne henen per heqjen e vizave per Shqiperine dhe Bosnjen pavaresisht se dy vendet kane shenuar nje progres te vaket ne forcimin e demokracise dhe ne luften kunder krimit te organizuar e korrupsionit.
Sipas gazetes online te Bashkimit Evropian para Krishtlindjeve shqiptaret dhe boshnjaket do te udhetojne pa viza ne vendet e zones Schengen.
Gazeta sakteson se levizja do te jete e mundur per ata qe kane ne dispozicion nje pasaporte dhe nje karte identiteti biometrike te cilet gjithesesi nuk do te mund te qendrojne me shume se 3 muaj ne nje vend te BE-se.
Por mes ketyre te fundit ka edhe disa skeptike si Holanda qe vlereson se Shqiperia dhe Bosnja skane bere sa duhet ne luften kunder krimit dhe korrupsionit si dhe Franca e cila u druhet flukseve te emigracionit.