Tiranë, vetëvritet me armën e shërbimit inspektori i policisë

Vetëvritet me armë inspektori i komisariatit numër 3 në kryeqytet Beqir Dauti.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë rrugës “Don Bosko” në Tiranë ku inspektori i policisë Dauti ka qëlluar veten me armën e shërbimit në banesën e tij.
Nuk dihen ende shkaqet të cilat e kanë çuar inspektorin e policisë t`i japë fund jetës por policia e cila ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.